AKTIVITETET DHE KLUBET STUDENTORE

Krahas proçesit mësimor, studentët e Kolegjit Universitar “LOGOS” organizohen dhe zhvillojnë aktivitete të ndyshme sociale, educative, kulturore, sportive e argëtuese. Këto aktivitete shërbejnë për të harmonizuar jetën akademike me atë sociale, rrisin cilësinë e jetës studentore e promovojnë vlera si: vullnetarizmi, bashkëpunimi, respekti reciprok, shkëmbimi i eksperiencave, uniteti, etj.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve pranë Kolegjit Universitar “LOGOS” është krijuar edhe ekipi i futbollit me studentë pothuajse nga të gjitha degët e studimit pranë këtij Kolegji. Ky ekip i cili u mobilizua fillimisht për të qenë pjesë e kampionatit ndërmjet universiteteve private dhe jo vetëm, është pjesë edhe e Shoqatës Sportive të Minifutbollit Shqiptar (SHMFSH).

                                                                  

 

Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqipëtar, studentët e Kolegjit Universitar “LOGOS” përmbushën një mision humanitar me anën e dhurimit vullnetar të gjakut. Këto eksperienca shërbejnë për të ndërgjegjësuar studentët të jenë aktiv në jetën sociale, për nevojat e shoqërisë në mënyrë që të japin kontributin personal të tyre.