Në kuadër të stimulimit të studentëve dhe rritjes së cilësisë, Kolegji Universitar “LOGOS” ofron bursa studimi për studentët më të mirë.

Për studentët e ekslelencës rimbursimi bëhet 100%.

Gjithashtu, Kolegji Universitar “LOGOS” ofron bursa të plota ose të pjesshme edhe për studentë që i përkasin kategorive të caktuara sociale, si: studentë jetimë, studentë me prindër të papunësuar apo me aftësi të kufizuara, etj.

Për vitin akademik 2016-2017 numërohen 29 studentë të cilët kanë përfituar bursë;
 11 bursa për studentë ekselentë dhe

19 bursa për studentë që i përkasin kategorive të caktuara sociale.

 

Studentët të cilët përfitojnë bursë studimesh nga Kolegji, mund të gëzojnë të drejtën e bursës edhe në vitin pasardhës nëse:

  1. Nërmbushin kriteret e suksesit akademik të përcaktuara nga Senati;
  2.  Nuk marrin masë disiplinore;
  3. Nëse zbatojnë kushtet në lidhje me frekuentimin të parashikuara në nenin «Frekuentimi» të rregullorejes;

Në rast se një nga këto kushte nuk përmbushet, studentit i ndërpritet bursa duke filluar nga fundi i vitit akademik.