Vende Vakante Pune

Në kushtet e zgjerimit të veprimtarisë së tij akademike dhe kërkimore, KU “Logos” fton individë të interesuar të aplikojnë për t’u punësuar me kohë të plotë dhe të pjesshme si lektorë në fushën:

Menaxhim Turizmi

 

Përkatësisht për lëndët specifike të turizmit siç janë:

Bazat e turizmit,

Strategji turizmi,

Marketing turistik,

Organizim i ndërmarrjeve hoteliere dhe agjensive turistike dhe

Turizëm ndërkombëtar.

 

Kandidatët të kenë:

  • diplomë në fushën e menaxhim turizmit
  • të paktën gradën shkencore Doktor;
  • ekspertizë në fushat e mësipërme;
  • përvojë pune, përparësi përvoja në mësimdhënie;
  • aftësi menaxheriale;
  • aftësi komunikimi;
  • aftësi dhe dëshirë për punë në ekip;

Do të ishte prioritet nëse ka kryer një nga ciklet e studimeve në universitete perëndimore.

 

Procedura e aplikimit : Dokumentacioni i plotë dorëzohet personalisht pranë Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të KU “Logos”.

Rr. “Dritan Hoxha”, Pallatet Komfort (Mbi NBG)

Përball Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”

Tiranë 1001, Albania

Email: burimet.njerezore@shlplogos.edu.al

Telefon: (+355) 04 2405355.

 

Dokumentet e nevojshme për konkurrim :

  • Curriculum Vitae
  • Diplomë të studimeve universitare
  • Diplomë të studimeve Master
  • Listat përkatëse të notave
  • Doktoratura (dëshmi ekuivalentimi nga MAS për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit)
  • Listë botimesh/projektesh

Për vazhdimin e procedurës, njoftohen vetëm personat që në procesin e përzgjedhjes, përfshihen në listën e shkurtër.

 

Shpallur më 15 Mars 2017

Start Time

12:00 am

Wednesday, March 15, 2017

Finish Time

11:59 pm

Tuesday, October 10, 2017

Address

KU Logos, Tiranë, Albania

Location: KU Logos, Tiranë, Albania

Event Participants