Vende Vakante Pune

Në kushtet e zgjerimit të veprimtarisë së tij akademike dhe kërkimore, Kolegji Universitar “Logos” fton individë të interesuar të aplikojnë për t’u punësuar:

  1. Një pedagog në Departamentin e Informatikës së Aplikuar.
  2. Një pedagog në Departamentin Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë
  3. Dy pedagog në Qëndrën e Kërkimit.

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatet janë si më poshtë:

1. Për departamentin e Informatikës së Aplikuar:

  • Të ketë diplomë në Informatikë ose Teknologji Informacioni.
  • Të ketë gradë shkencore “Doktor”. Tituli shkencor përbën përparësi.
  • Te kete njohuri te thella ne:
    • Rrjetat kompjuterike;
    • Sistemet operative (Linux);
    • Perpunim imaxhi;
    • Hardware.

2. Për departamentin Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë:

  • Të ketë diplomë në Mjekësi të Përgjithëshme dhe specialitet në Laborator
    Klinik-Biokimik.
  • Të ketë gradë shkencore “Doktor”. Tituli shkencor përbën përparësi.

3. Për Qëndrën e Kërkimit:

  • Të ketë diplomë në Mjekësi të Përgjithëshme dhe specialitet në Mikrobiologji
  • Të ketë gradë shkencore “Doktor”. Tituli shkencor përbën përparësi.
  • Të ketë diplomë në Mjekësi të Përgjithëshme dhe specialitet në Sëmundje të Brëndëshme (Patologji).
  • Të ketë gradë shkencore “Doktor”. Tituli shkencor përbën përparësi.

Afati i aplikimit: 01 shtator 2017

Procedura e aplikimit: Dokumentacioni i plotë dorëzohet personalisht pranë Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të Kolegjit Universitar “Logos”.
Rr. “Dritan Hoxha”, Pallatet Komfort (Mbi NBG)
Përball Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”
Tiranë 1001, Albania
Email: burimet.njerezore@shlplogos.edu.al
Telefon: (+355) 04 2405355.

Dokumentet e nevojshme për konkurrim:

  • Curriculum Vitae
  • Diplomë të studimeve universitare
  • Diplomë të studimeve Master
  • Listat përkatëse të notave
  • Doktoratura (dëshmi ekuivalentimi nga MAS për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit)
  • Listë botimesh/projektesh

Për vazhdimin e procedurës, njoftohen vetëm personat që në procesin e përzgjedhjes, përfshihen në listën e shkurtër.

Data e publikimit 13/07/ 2017, Tirane

Start Time

12:00 am

Thursday, July 13, 2017

Finish Time

11:59 pm

Friday, September 1, 2017

Address

KU Logos, Tiranë, Albania

Location: KU Logos, Tiranë, Albania

Event Participants