Fakulteti i Ekonomisë

Ne garantojmë vendin e punës.

____________

Departamenti Menaxhim Biznes 

Departamenti Menaxhim Biznesit pranë Kolegjit Universitar “LOGOS” ofron programin e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në Menaxhim Biznes.

Programet e studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” Menaxhim Biznesi i pajis studentët me njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit.

Programi i studimit Menaxhim Biznesi është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.

Në semestrin e fundit të vitit të tretë, studentët frekuentojnë praktikën profesionale pranë kompanive të biznesit. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit dhe programit mësimor, ka kryer praktikën profesionale në përshtatje me programin e praktikës dhe ka mbrojtur provimin e përgjithshëm përfundimtar apo temën e diplomës, pajiset me diplomë universitare të ciklit të parë Bachelor të shoqëruar me suplementin e diplomës.

Programi i studimit Menaxhim Biznes synon të formojë specialistë me profil profesional në fushën e menaxhimit dhe të administrimit të biznesit. Më konkretisht ky program përgatit:

  • Specialistë menaxhimi në sektorë operacionale të prodhimit, në biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha
  • Ekonomistë të specializuar në problemet e drejtimit dhe të menaxhimit të bizneseve
  • Specialistë në fushën e administrimit publik dhe të menaxhimit të burimeve njerëzore
  • Specialistë marketingu dhe komunikimi për të gjitha llojet e bizneseve

Proçesi i përgatitjes së specialistëve për menaxhim në fushën e biznesit mbështetet në kurrikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe garanton një trajnim të mirëfilltë profesional në përshtatje me kërkesat e tregut të punës.

Programi universitar i studimit Menaxhim Biznesi ka objektiva të qarta formuese të cilat synojnë:

  • Rritjen në cilësi më të lartë të njohurive profesionale dhe shkencore të fituara gjatë viteve të shkollimit
  • Përgatitjen e specialistëve të aftë për problemet e drejtimit dhe të menaxhimit të biznesit
  • Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e drejtimit dhe menaxhimit të biznesit i aftë të realizojë programimin e projekteve në kompani dhe në firmat e biznesit.

 

Bachelor në Menaxhim Biznes (3 vite)

Departamenti  Menaxhim Turizmi

Departamenti Menaxhim Turizmit pranë Kolegjit Universitar “LOGOS” ofron programin e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në Menaxhim Turizëm.

Ky programi i pajis studentët me njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit.

Programi i studimit Menaxhim Turizmi është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.

Në semestrin e fundit të vitit të tretë, studentët frekuentojnë praktikën profesionale pranë kompanive dhe agjensive turistike. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit dhe programit mesimor, ka kryer praktikën profesionale në përshtatje me programin e praktikës dhe ka mbrojtur provimin e përgjithshëm përfundimtar apo temën e diplomës, pajiset me diplomë universitare të ciklit të parë Bachelor të shoqëruar me suplementin e diplomës.

Programi i studimit universitar Menaxhim Turizmi synon të përgatisë specialistë me formim në fushën e turizmit. Më konkretisht ky program përgatit:

  • Specialistë në sipërmarrje private turistike
  • Specialistë për strukturat turistike në nivel qendror dhe lokal
  • Specialistë për menaxhimin e projekteve turistike
  • Konsulentë në sektorin e turizmit si në atë publik dhe privat

Programi i studimit Menaxhim Turizmit ka objektiva të qarta formuese të cilat synojnë:

  • Rritjen në cilësi më të lartë të njohurive profesionale dhe shkencore të fituara gjatë viteve të shkollimit
  • Përgatitjen e specialstëve të aftë për problemet e drejtimit dhe të menaxhimit të ndërrmarrjeve turistike
  • Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e drejtimit dhe menaxhimit të turizmit, i aftë të realizojë programimin e projekteve të zyrave turistike dhe ndërmarrjeve të këtij biznesi.

 

 

Bachelor në Menaxhim Turizëm (3 vite)

Departamenti Financë-Kontabilitet

Departamenti Financë-Kontabilitet pranë Kolegjit Universitar “LOGOS” ofron programet e studimit universitare të ciklit të parë “Bachelor” dhe të ciklit të dytë “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet.

Programi i studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” pajis studentët me njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit.

Programi i studimit të ciklit të parë “Bachelor” synon të formojë specialistë në profil profesional në fushën e financës dhe kontabilitetit. Më konkretisht ky program përgatit:

  • Specialistë finance dhe kontabiliteti në kompanitë e biznesit
  • Specialistë për strukturat e sistemit bankar dhe financiar
  • Specialistë të degëve të tatim–taksave, të sistemit doganor, etj
  • Specialistë të auditimit dhe kontrollit
  • Specialistë të tregjeve financiare dhe bursave
  • Specialistë të shoqërive të sigurimit, fondeve të pensionit, fondeve të investimeve, etj

Programi i studimit Financë Kontabilitet është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.

Në semestrin e fundit të vitit të tretë, studentët frekuentojnë praktikën profesionale pranë kompanive të biznesit apo sistemit bankar dhe financiar. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit dhe programit mësimor, ka kryer praktikën profesionale në përshtatje me programin e praktikës dhe ka mbrojtur provimin e përgjithshëm përfundimtar apo temën e diplomës, pajiset me diplomë universitare të ciklit të parë Bachelor të shoqëruar me suplementin e diplomës.

Njohuritë që marrin studentët nga programi i studimit Financë Kontabilitet u mundësojnë atyre kualifikim të mëtejshëm nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master Profesional” apo “Master Shkencor”.

Proçesi i përgatitjes së specialistëve për Financë Kontabilitet mbështetet në kurrikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies, dhe garanton një trajnim të mirëfilltë profesional në përshtatje me kërkesat e tregut të punës.

Programi i studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet synon t’u japë studentëve që zotërojnë diplomë universitare “Bachelor” njohuri të thelluara teorike dhe praktike si dhe një trajnim të mirëfilltë profesional.

Programi i studimit është i organizuar me kohë të plotë i shtrirë në 1 vit akademik, me tre simestra dhe 60 kredite (ECTS).

Garanci për aftësimin profesional dhe të kërkimit shkencor për studentin e Masterit shërben zhvillimi i praktikës mësimore që zhvillohet në semestrin e tretë pranë kompanive të biznesit, institucioneve fiananciare dhe bankare në drejtimin e pedagogut përgjegjës.

Proçesi i diplomimit të studentit të Masterit nën drejtimin e udhëheqësit shkencor të kualifikuar për përgatitjen dhe mbrojtjen e mikrotezës, përbëjnë një tjetër garanci të aftësimit profesional të studentit.

Zbatimi i programit të studimit Master Profesional, ndjek nje proçedurë të caktuar gjatë periudhës prej 1 viti akademik e cila përfshin proçesin mësimor me 45 kredite, kryerjen e praktikës profesionale me 5 kredite dhe mbrojtjen e mikrotezes me 10 kredite.

Programi i studimit “Master Profesional” ka objektiva të qartë profesionale, të justifikueshëm, të arritshëm, për të rritur nivelin e kualifikimit të kandidatëve që konsistojnë:

  • Rritjen në cilësi të njohurive profesionale dhe shkencore të përfituara nga studimet bachelor
  • Përgatitjen e specialistëve të aftë për problemet financiare dhe të kontabilitetit të institucioneve bankare, të shoqërive të sigurimit, për kompanitë e biznesit si dhe studiues shkencorë për problematikat financiare dhe të kontabilitetit
  • Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e financave dhe të kontabilitetit i cili do të jetë në gjendje të realizojë programimin e projekteve në institucionet financiare dhe kompanitë e biznesit

Diploma “Master Profesional” në Financë Kontabilitet u hap perspektivë kandidatëve, që me disa plotësime, të kenë mundësinë të regjistrohen në ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë.

Bachelor në Financë-Kontabilitet (3 vite)

Master Profesional në Financë-Kontabilitet (1 vit)