Fakulteti i Shkencave të Aplikuara

Unë zgjedh profesionin tim.

___________________

Departamenti i Laboratorëve Mjekësorë

Departamenti Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë pranë Kolegjit Universitar “LOGOS” ofron programin e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” dhe programin e ciklit të dytë “Master Profesional” në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë”.

Programi i studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” synon t’u japë studentëve njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit si dhe t’i përgjigjet kërkesës gjithnjë e në rritje për laborantë të aftë.

Programi i ciklit të parë “Bachelor” në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” përgatit laborantë të lartë në fushat e mikrobiologjisë së përgjithshme, të biokimisë, histopatologjisë dhe të laboratorëve klinikë.

Programi i studimit “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.

Njohuritë që marrin studentët nga programi i studimit “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” u mundësojnë atyre më pas edhe ndjekjen e një karriere profesionale, kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare të ciklit të dytë (“Master Profesional” apo “Master Shkencor”). Proçesi i përgatitjes së specialistëve për teknikë të lartë në laboratorë mjekësorë mbështetet në kurikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.

Programi i studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” është t’u japë studentëve që zotërojnë një diplomë universitare “Bachelor”, njohuri të thelluara teorike dhe praktike si dhe një trajnim të mirëfilltë profesional.

Programi i studimit është i organizuar me kohë të plotë i shtrirë në 1 vit akademik, me dy semestra dhe gjithësej 60 kredite (ECTS).

Programi i studimit “Master Profesional” ka objektiva të qartë profesionale, të justifikueshme, të arritshme, për të rritur nivelin e kualifikimit të kandidatëve që konsistojnë:

  • Rritjen në cilësi të njohurive profesionale dhe shkencore të përfituara nga studimet bachelor
  • Përgatitjen e specialistëve të profilizuar për laboratorët mjekësorë dhe të aftë të njohin e të përdorin teknologjinë e aparaturave bashkëkohore të laboratorëve: mikrobiologjik, biokimiko-klinik dhe të histologjisë e t’i mirëmbajnë ato
  • Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e laboratorëve i cili do të jetë në gjendje të kryejë analiza me cilësi të lartë dhe të dijë të përdorë teknologjinë bashkëkohore me të cilën kryhen analizat.

Diploma “Master Profesional” në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” u hap perspektivë kandidatëve, që me disa plotësime, të kenë mundësinë të regjistrohen në ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë.

Bachelor në Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë (3 vite)

Master Profesional në Teknikë i Lartë Laboratorësh Mjekësorë (1 vit)

Departamenti Informatikë e Zbatuar

Objektivi kryesor i programit të studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” synon t’u japë studentëve njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit si dhe t’i përgjigjet kërkesës gjithnjë e në rritje për informaticienë të aftë të përballojnë të gjitha kërkesat e shoqërisë së informacionit.

Programi i Studimit Universitar “Bachelor” përgatit specialistë për gjuhë programimi, për teori dhe praktikë rrjetash kompjuterike, për sisteme operative, për teknologjinë e informacionit, për zhvillimin e faqes web etj.

Programi i studimit “Informatikë e Zbatuar” është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.

Njohuritë që marrin studentët nga programi i studimit “Informatikë e Zbatuar” u mundësojnë atyre kualifikim të mëtejshëm nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master Profesional” apo “Master Shkencor”.

Proçesi i përgatitjes së specialistëve për informatikë mbështetet në kurikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.

 

Bachelor në Informatikë e Zbatuar (3 vite)

Qendra e Kërkimit Shkencor

Pranë Kolegjit Universitar “LOGOS”  funksionon Qendra e Kërkimit Shkencor si njësi bazë. Veprimtaria e kërkimit dhe zhvillimit që kryhet pranë Kolegjit Universitar “LOGOS” synon në rradhë të parë rritjen e cilësisë në proçesin mësimor me anë të integrimit të kërkimit shkencor me mësimdhënien, kryerjen e studimeve dhe projekteve për zhvillim, lidhjen e marrëveshjeve me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit si dhe veprimtari të tjera krijuese.

Qëndra e Kërkimit pranë Kolegjit Universitar “LOGOS”  kryen aktivitetin e saj mbështetur në Ligjin e Arsimit të Lartë, në Statutin dhe Rregulloren e përgjithshme të shkollës si dhe në rregulloren e funksionimit të Qendrës së Kërkimit dhe Zhvillimit Shkencor të Kolegjit Universitar “LOGOS”.

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj ajo ka për qëllim:

  • Rritjen e vazhdueshme të nivelit të mësimdhënies nëpërmjet përsosjes së vazhdueshme të kurrikulave mësimore, unifikimin e lidhjeve të dijeve ndërdisiplinore me qëllim që studentët të kalojnë nga njohja e pjesës tek njohja e së tërë
  • Rritjen e nivelit shkencor të pedagogëve nëpërmjet botimeve të ndryshme shkencore, pjesëmarrjes në konferenca brenda dhe jashtë vendit dhe përfshirjes së tyre në projekte të ndryshme prane institucioneve shtetërore, dhe organizmave ndërkombë
  • Orientimin e kërkimit shkencor në problemet aktuale dhe fushat prioritare që ka ekonomia dhe shoqëria shqiptare.
  • Forcimin e mëtejshëm të lidhjeve shkencore të Kolegjit Universitar “LOGOS” nëpërmjet binjakëzimit, bashkëpunimit institucional, shkëmbimit të eksperiencës me universitete brenda dhe jashtë vendit.
  • Revista shkencore “LOGOS” përfaqëson një tribunë të rëndësishme të proçesit shkencor dhe shërben si mjet informacioni për një gamë të gjerë lexuesish. Ajo i drejtohet jo vetem studentëve të kesaj shkolle por dhe specialistëve të fushave të ndryshme, si në ekonomi, informatikë dhe mjekësi.

Kontakt:  qendrakerkimi@shlplogos.edu.al