GUIDA E STUDENTIT 2016-2017

Kolegji Universitar “LOGOS”

 

 

Mirësevini në Logos! 

Përshëndetja e rektorit

 Të dashur studentë!

Në emër të gjithë stafit akademik ju uroj mirëseardhjen në Kolegjin Universitar “Logos” për vitin akademik për vitin akademik 2016-2017.

Ky institucion e merr fillesën në vitin 2000 dhe që prej kësaj kohe është rritur dhe zhvilluar hap pas hapi duke përmirësuar dhe pasuruar programet e studimit.

Kolegji Universitar “Logos” ofron programe te standarteve bashkëkohore në fushat e mjekësisë (Teknikë e lartë në laboratorët mjekësorë), ekonomisë (Financë-kontabilitet, Menaxhim biznes dhe Menaxhim turizëm) dhe informatikës.

Këto programe synojnë përgatitjen shkencore dhe profesionale të studentëve që t’I përgjigjet nevojave të tregut të punës dhe janë të orientuara në përparësitë e zhvillimit të vendit.

Në këto vite nga ky institucion janë formuar shumë profesionistë të rinj që sot punojnë pranë institucioneve publike dhe private duke qenë krenaria e tyre dhe e jona.

Kolegji Universitar “Logos”  synon vazhdimisht të rrisë nivelin e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe aftësimit praktik të studentëve për t’iu përshtatur standarteve të tregut të punës brenda dhe jashtë vendit.

Ne kemi ambicien dhe vullnetin për t’I realizuar këto objektiva shpejtnë mbështetje të interesave të studentëve dhe shoqërisë.

Faleminderit që zgjodhët dhe besuat në “Logos”.

Prof. Dr. Xhezair Teliti

Rektor  i Kolegjit Universitar “Logos”

Përmbajtja

  • Rreth kolegjit
  • Ku ndodhemi
  • Misioni dhe Objektivat
  • Pse Logos?
  • Një ditë në Logos
  • Shërbimet mbështetëse ndaj studentit
  • Organigrama
  • Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
  • Fakulteti Ekonomik
  • Aplikimi dhe regjistrimi në Logos
  • Transferimi i studimeve
  • Viti akademik
  • Diplomimi
  • Programet e studimit
  • Qendra e Kërkimit Shkencor
  • Struktura e përgjithshme organigrama
  • Të drejtat dhe detyrat e studentit
  • Këshilli Studentor
  • Institucionet bashkëpunuese
  • Planimetria dhe mbrojtja nga zjarri

 

 

 

Rreth Kolegjit

Në një moment të rëndësishëm, kur shoqëria shqiptare, për të plotësuar kërkesat e tregut të punës kërkonte specialistë të profesioneve të ndryshme, pikërisht në vitin 2000 u krijua Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie” si një shkollë jo publike dyvjeçare me kohë të plotë, i ideuar, i mbështetur financiarisht dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të Fortlumturisë së Tij Prof. Dr. Anastasit.

E veçanta e këtij institucioni qëndron në faktin se është ndër të parat shkolla jopublike profesionale të profilizuara në degët: Specialist për Llogari të Kompjuterizuara (Financë-Kontabilitet), Kuadër Menaxher (Menaxhim Biznesi), Informatikë (Informatikë e Zbatuar) dhe Laborant Mjekësor (Teknikë e Lartë Laboratorësh Mjekësorë), që bëri të mundur përgatitjen dhe afirmimin e më shumë se 1.000 profesionistëve të rinj me njohuri bashkëkohore duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kërkesave të tregut dhe duke i sjellë një dobi shoqërisë shqiptare në drejtim të kualifikimit dhe civilizimit të saj.

Praktika 10-vjeçare e funksionimit të këtij Instituti, si një vatër e përgatitjes së të rinjve me dije, kulturë dhe aftësi profesionale, ka vërtetuar një ecuri normale të Institutit, si shkollë e licensuar nga Ministria e Arsimit në përputhje me udhëzimet e Komunitetit Evropian, me plane dhe programe mësimore të shkollave simotra në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të kohës, të kualifikuar, të vlerësuar dhe me disiplinë korrekte. Programi mësimor u ka ofruar studentëve në të gjitha degët edhe mësimin e detyrueshëm të dy gjuhëve të huaja, si dhe njohuri të thella të programeve kompjuterike, të konsideruara si kërkesa të kohës. Një peshë të rëndësishme të programit mësimor ka zënë edhe puna praktike, e cila kryhej në laboratorë të mirëpajisura që funksiononin në këtë Institut.

Kolegji Universitar “Logos” me një përvojë 10-vjeçare në fushën e mësimdhënies ofron një model edukimi dhe specializimi bashkëkohor, në përgjigje të kërkesave të kohës për arsimin e lartë që garanton një formim bashkëkohor teoriko-praktik të studentëve në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe ciklit të dytë “Master Profesional” në fushat e ekonomisë, teknikës laboratorike mjekësore dhe informatikës.

 

Ku ndodhemi

Adresa: Rruga “Dritan Hoxha” Pallatet Komfort mbi NBG Bank, Tiranë

Telefon: 042405355

Fax: 042405356

Website: www.shlplogos.edu.al

 

Misioni dhe Objektivat

Kolegji Universitar “Logos” ka si mision të zhvillojë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor me qëllim që të formojë specialistë të lartë në përputhje me përparësitë strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit.

 

Misioni

  • Të krijojë, të zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor
  • Të formojë specialistë të lartë në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit
  • Të përzgjedhë personelin akademik dhe personelin administrativ
  • Të mbeshtesë përparësitë strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit
  • Të ofrojë mundësi pët të diplomuarit që të përfitojnë nga të “mësuarit gjatë gjithë jetës”
  • Të vendosë marrëdhënie partneriteti me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit

Objektivat

  • Të garantojë autonominë e Kolegji Universitar “Logos”, lirinë akademike si dhe të drejtat e studentëve
  • Të ofrojë programe studimi të mbështetura në përvojën dhe praktikat me të mira të vendeve evropiane dhe në kriteret e sistemit të Bolonjës, të vlerësuara me ECTS
  • Të sigurojë dhe të ruajë cilësinë e institucionit dhe të programeve të studimit që ofron
  • Të zhvillojë kërkim shkencor në përputhje me fushat e programeve te studimit që ofron dhe me kërkesat e ligjit për arsimin e lartë
  • Të garantojë integrimin e veprimtarisë kërkimore shkencore me atë të mësimdhënies
  • Të mbështesë aftësimin e personelit akademik në funksion të misionit të tij
  • Të garantojë sigurimin e brendshëm të cilësisë në Kolegjin Universitar “Logos”

 

 

Pse Logos?

 

 

 

  • Programe të standarteve europiane

Programet e studimit universitare janë të standardeve evropiane dhe synojnë një përgatitje teoriko-shkencore dhe profesionale të studentëve që t'u përgjigjen kërkesave të tregut të punës, të orientuara në përparësitë e zhvillimit te vendit si dhe të krijojë mundësinë për studime të mëtejshme.

 

 

 

  • Përgatitja e profesionistëve në përputhje me nevojat e tregut

Kolegji Universitar “Logos” ofron programet të ciklit të parë dhe te dytë të studimeve universitare, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, në përputhje me sistemin evropian të transferimit të krediteve (ECTS). Në përfundim të programeve të ciklit të parë Kolegji Universitar “Logos” jep diplomën “Bachelor” në fushën e studimeve të kryera.

Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” i pajisin studentët me njohuri të thelluara profesionale në një fushë të caktuar. Studimet në cilkin e dytë përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre jepet diplomë “Master Profesional” ne fushën e studimeve të kryera.

 

  • Ekperienca shumë vjeçare

E veçanta e këtij institucioni qëndron në faktin se është ndër të parat institucione jopublike profesionale të profilizuara. Praktika disa vjeçare e funksionimit të këtij institucioni, si një vatër e përgatitjes së të rinjve me dije, kulturë dhe aftësi profesionale, ka vërtetuar një ecuri normale të Institutit, si shkollë e liçensuar nga Ministria e Arsimit në përputhje me udhëzimet e Komunitetit Europian, me plane dhe programe mësimore të shkollave simotra në Europë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të kohës, të kualifikuar, të vlerësuar dhe me disiplinë korrekte.

  • Tarifa konkurruese

Kolegji Universitar “Logos” ofron tarifat më konkurruese në treg dhe pagesa mund të shpërndahet në disa këste gjatë vitit.Për studentët më të mirë ky institucion ofron mbështetjen e tij duke i pajisur me bursa të pjeshme ose të plota për programet e studimit që ai ofron.

  • Programe studimi me orientim praktik

Kolegji Universitar “Logos” ofron mjedise të standarteve bashkëkohore ku studentët aftësohen në praktikën profesionale dhe përgatit specialistë në përputhje me nevojat e tregut. Laboratorët pranë këtij institucioni dhe marrëveshjet e bashkëpunimit me institucionet e tjera sigurojnë kryerjen e praktikave profesionale dhe aftësimin e studentëve në këtë drejtim.

  • Stafi akademik cilësor

Pranë këtij institucioni japin mësim pedagogë me tituj akademik si “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe “Doktor”. Tekstet mësimore që përdoren në Kolegjin Universitar “Logos” janë tekste universitare, botime të pedagogëve që lidhen me profesionin(programin e studimit) dhe leksione të parashkruar të pedagogëve. Kolegji Universitar “Logos” praktikon zhvillimin e leksioneve të hapur nga pedagogë të huaj apo specialistë të institucioneve të specializuara të fushës.

 

 

Shërbimet mbështetëse ndaj studentit

 

  • Sekretaria Mësimore

 

Sekretaria Mësimore është përgjegjëse për mbajtjen e shënimeve akademike të tilla si përpunimi i transkripteve, verifikimi i regjistrimit, mbajtja e shënimeve në bazën e të dhënave të studentëve, përpunimi i listave të klasës dhe aplikimi i diplomimit.

Sekretaria e Fakultetit Ekonomik

sekretaria.ek@shlplogos.edu.al

Sekretaria e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara

sekretaria.ap@shlplogos.edu.al

 

  • Zyra e Marketingut dhe e Teknologjisë së Informacionit

 

Zyra e Marketingut është përgjegjëse për shpërndarjen e informacionit mbi çështjet e lidhura me Kolegjin Universitar «Logos». Zyra është përgjegjëse për koordinimin e kërkesave për informacion të mediave, intervista, komunikata për shtyp, njoftime publike, fjalime nga autoritetet e Kolegjit Universitar «Logos», shpalljen e aktiviteteve dhe për nxitjen dhe lehtësimin e shpërndarjes për mediat të njoftimeve, urdhërave etj. në lidhje me aktivitetin e Kolegjit Universitar «Logos». Ajo administron informacionin e botuar në faqen e internetit të Kolegjit.

it@shlplogos.edu.al

marketing@shlplogos.edu.al

 

  • Zyra e Financës

Zyra e Financës administron të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm mbi pagesën dhe çështjet e financiare që interesojnë stafin dhe studentët e Kolegjit Universitar «Logos».

financa@shlplogos.edu.al

 

  • Biblioteka 

Kolegji Universitar “Logos” ka një bibliotekë mjaft të pasur në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik. Biblioteka ofron një gamë të gjerë librash universitarë si dhe teza diplomash, të nevojshme për studime të ndryshme nga studentët.Gjithashtu ofron akses online të e-journals me anë të bashkëpunimit të saj me Universitetet bashkëpunuese. Ajo vendos lidhjet me bibliotekat simotra brenda dhe jashtë vendit dhe bashkëpunon me  Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit për krijimin, administrimin dhe shfrytëzimin e bibliotekës digitale.

Biblioteka online http://digilib.lib.unipi.gr/ket/

 

  • Zyra e Këshillimit të Karrierës

Zyra e Këshillimit të Karrierës është pjesë përbërëse e strukturës së Kolegji Universitar “Logos”që vendos në qendër të vëmendjes studentin dhe synon stimulimin e talenteve individuale të tyre.  Ajo është një nga hallkat kryesore të lidhjes së institucionit tonë me nevojat e tregut të punës dhe atë të investimeve.

Zyra e Këshillimit të Karrierës ka për qëllim të përmbushë të gjitha kërkesat për informim të studentëve mbi proçesin mësimor; kryerjen e praktikave mësimore; për proçesin e diplomimit; mundësitë e punësimit dhe sipërmarrjes, etj.

Përbëhet nga dy seksione: seksioni stimulimit të karrierës profesionale dhe seksioni i startup-it dhe i stimulimit të biznesit.

 

Stimulimi i karrierës profesionale:

 

  • Informimi i studentit me elementët përbërës të proçesit mësimor, këshillimi i tyre për vlerat e programit që kanë zgjedhur, rëndësinë e praktikave mësimore, rruga që duhet ndjekur gjatë procesit të diplomimit.
  • Njohja e vazhdueshme e nevojave të tregut të punës për specialitetet që studentët përvetësojnë në auditorët e Kolegjit Universitar “LOGOS”.
  • Shfrytëzimi i praktikave mësimore të studentëve në funksion të perspeketivave të ardhshme për një vend pune pas mbarimit të shkollës.
  • Ndihma  praktike e studentëve për plotësimin e C.V dhe e letrës së interesit në përputhje me vendin e punës ku do të konkurrojnë qoftë ky me kohë të pjesshme apo me kohë të plotë për vitin e fundit.
  • Këshillime për të realizuar përgatitjen e duhur psikologjike të studentëve për të përballuar një intervistë pune që ka si qëllim  evidentimin e aftësive të tyre individuale.
  • Lidhja e domosdoshme me qendrat e specializuara të gjetjes së punës pas mbarimit të shkollës dhe klasifikimi i dëshirave dhe mundësive që ka çdo student për një vend pune.
  • Trajnim për njohjen e formave të kërkimit të një vendi pune me anë të internetit, shtypit periodic, etj dhe lidhja e shkollës me qendrat e punësimit pranë bashkive.

 

 

Çështjet e startup-it dhe stimulimit të biznesit:

 

  • Stimulimi i shpirtit sipërmarrës së studentëve nëpërmjet përgatitjes së duhur psikologjike dhe evidentimit të talentit personal në “tryezën e ideve” të zyrës.
  • Përvetësimi i metodave për vlerësimin dhe matjen e probabilitetit të suksesit të një ideje biznesi.
  • Lidhja me shoqatat e startup-it në Shqipëri dhe jashtë saj për ballafaqimin e ideve të biznesit.
  • Ndërtimi i prototipeve për produkte që hyjnë në sistemet e startup-it.
  • Nxitja e pjesëmarrjes në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare për paraqitjen e një ideje biznesi.
  • Nxitja e patentave për produkte të ndryshme intelektuale apo ide biznesi të materializuara me ndihmën e sistemeve që ofron Euroaxess Albania.
  • Gjetja e formave optimale për financimin e studimit të një biznesi start-up mbi bazën e politikave shtetërore apo private në këtë drejtim.

 

zyraekarrierës@shlplogos.edu.al

 

  • Laboratorët

Kolegji Universitar “Logos” ofron të gjitha strukturat mbështetëse për procesin mësimor. Ai është i pajisur me laboratorë bashkëkohorë ku studenti fiton aftësi praktike që do t’i shërbejnë për formimin profesional dhe përshtatjen me nevojat e tregut të punës. Këta laboratorë janë një mbështetje e madhe dhe për kryerjen e temave të diplomave të studentëve me orientim praktik dhe kërkimor.

 

Laboratori  biokimisë klinike

Laborator i biokimisë klinike pranë departamentit “Teknikë e Lartë në Laboratorët Mjekësorë” është i pajisur me të gjitha mjetet për realizimin e praktikave të biokimisë klinike. Në këtë laborator studentët punojnë në grupe të vogla ose individualisht për ekzaminimin biokimik të lëngjeve biologjike gjakut, urinës etj. Gjatë praktikave në këtë laborator ata aftësohen në procesin e marrjes së mostrës biologjike, manipulimin me të, matjen e parametrave biokimikë, përdorimin e aparaturave, nxjerrjen e rezultatit dhe kontrollit të tij

 

Laboratori mikrobiologjik

Ky laborator u shërben studentëve në degën “Teknikë e Lartë në Laboratorët Mjekësorë” për aftësimin e tyre praktik në kryerjen e analizave mikrobiologjike. Gjatë punës këtu studenti merr njohuri për sigurinë në laborator, kushtet e marrjes dhe ruajtjes së mostrës biologjike, ngjyrimet e materialit, terrenet dhe rritjen e mikroorganizmave në kulturë dhe nxjerrjen e interpretimin e rezultateve.

 

Laboratori histopatologjik

Ky laborator u vjen në ndihmë studentëve në degën “Teknikë e Lartë në Laboratorët Mjekësorë” për aftësimin praktik të tyre dhe përforcimin e njohurive që marrin gjatë procesit mësimor në lëndët e histologjisë, hematologjisë dhe histologjisë patologjike. Gjatë punës në këtë laborator studentët aftësohen për përgatitjen e preparateve histologjike dhe strishove të gjakut, metodat e fiksimit dhe ngjyrimit dhe punën në mikroskop

Laboratorët e informatikës

Departamenti i Informatikës pranë Kolegjit Universitar “Logos” është i pajisur me tre laboratorë informatike të standarteve bashkëkohore që mundësojnë aftësimin praktik të studentëve dhe orientimin e tyre sipas kërkesave të kohës dhe teknologjisë që ndryshon me ritme të shpejta.

 

  • Shërbimi Shëndetesor

Kolegji universitar Logos është i pajisur me një dhomë të vecantë ku ofrohet ndihma e parë në rastet që kanë nevojë për asistencë mjekeësore. Ky mjedis është i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të ofruar këtë shërbim. Mjekët që janë edhe pjesë e stafit akademik të këtij institucioni japin ndihmën e tyre për të gjithë studentët që kanë nevojë.

 

  • Palestra

 

Studentët dhe stafi akademik i Kolegjit Universitar “Logos” kanë në dispozicion të tyre një palestër impresive. Palestra është e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të kryer një aktivitet fizik të shëndetshëm. Çdo ditë gjatë kohës së lirë studentët mund të përdorin falas mjediset e palestrës dhe pajisjet për aerobi dhe fitness.

 

 

  • Institucionet bashkëpunuese

Për realizimin e qëllimit të tij Kolegji Universitar “Logos” ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me një sërë institucionesh brenda dhe jashtë vendit të cilat sigurojnë shkëmbimin e eksperiencave mes studentëve, stafit akademik, përditësimin e njohurive shkencore dhe kualifikimin profesional të tyre.

Kolegji Universitar “Logos” ka marrëveshje bashkëpunimi me universitete dhe institucione publike e private në fushat e ekonomisë, mjekësisë dhe informatikës brenda vendit ku studentët kryejnë praktikën, shkëmbejnë eksperiencat dhe fitojnë aftësi profesionale.

Universitetet brenda dhe jashtë vendit me të cilat bashkëpunon Kolegji Universitar “Logos” mundësojnë shkëmbimin e eksperiencave shkencore mes stafit akademik dhe studentëve, përmirësimin e procesit të mësimdhënies dhe angazhimin në projekte të përbashkëta.

 

Universiteti i Pireut 

Universiteti Zonja e Këshillit të mirë

Universiteti Bujqësor Tiranë 

Universiteti i Mjekësisë   

 

 

Studentët me bursë

Kolegji Universitar Logos ofron bursa studi mi për studentët më të mirë. Për studentët e ekslelencës rimbursimi bëhet 100%.

Studentët të cilët përfitojnë bursë studimesh nga Kolegji, mund të gëzojnë të drejtën e bursës edhe në vitin pasardhës nëse:

  1. a) përmbushin kriteret e suksesit akademik të përcaktuara nga Senati;
  2. b) nuk marrin masë disiplinore;
  3. c) nëse zbatojnë kushtet në lidhje me frekuentimin të parashikuara në rregulloren e institucionit.

Në rast se një nga këto kushte nuk përmbushet, studentit i ndërpritet bursa duke filluar nga fundi i vitit akademik.

 

Organigrama dhe organet drejtuese

 

 

 

                                                                                                                       

 

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara

  • Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë   
  • Informatikë e Zbatuar

 

 

Departamenti Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë

Departamenti Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë pranë Kolegjit Universitar “Logos” ofron programin e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” dhe programin e ciklit të dytë “Master Profesional” në “Teknikë e Lartë  në Laboratorë Mjekësorë”.

 

Programi

Cikli

Tarifa

Kohëzgjatja

Tarifa totale

Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë

Bachelor

180,000 lekë / vit

3 vjet

540,000 lekë

 

Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë

Master Profesional

180,000 lekë / vit

1.5vjet

270,000 lekë

 

*Duke filluar nga viti akademik në vazhdim Kolegji Universitar “Logos” studentët e interesuar do të kenë mundësi të ndjekin programin master profesional me 60 kredite me kohëzgjatje 1 vit akademik.

 

Bachelor në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë

Përshkrimi i kursit

Synon t’u japë studentëve njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit si dhe t’i përgjigjet kërkesës gjithnjë e në rritje për teknikë laboratori të aftë. Ky program përgatit laborantë të lartë në fushat e mikrobiologjisë së përgjithshme, të biokimisë, histopatologjisë dhe të laboratorëve klinikë.

Fushat e studimit

Biokimi klinike, Mikrobiologji, Histopatologji, Imunologji, Teknologji aparatesh dhe Formim profesional

Karriera

Njohuritë që marrin studentët nga programi i studimit “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë” u mundësojnë atyre më pas edhe ndjekjen e një karriere profesionale, kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master Profesional” apo “Master Shkencor”. Procesi i përgatitjes së specialistëve për teknikë të lartë laboratorësh mjekësorë mbështetet në kurrikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.

 

Stafi akademik

Pranë departamentit të “Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë” japin mësim pedagogë me tituj akademik si “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe “Doktor”. Tekstet mësimore që përdoren në Kolegjit Universitar “Logos” janë tekste universitare, botime të pedagogëve që lidhen me profesionin(programin e studimit) dhe leksione të parashkruar të pedagogëve. Kolegji Universitar “Logos” praktikon zhvillimin e leksioneve të hapura nga pedagogë të huaj apo specialistë të institucioneve të specializuara të fushës.

 

Përgjegjës Departamenti

Dr. Ridvana Mediu

Stafi Akademik

Prof. Dr. Aleksandër Sallabanda

Olta Noti PhD

Dr. Erjola Reufi

Proc. Dr. Ariol Rama

Proc. Dr.. Alketa Bakiri

MSc. Blerina Resulaj

 

 

Master Profesional në Teknikë e lartë Laboratorësh Mjekësorë

Përshkrimi i kursit

Programi Master Profesional në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësor” është t’ju jape studentëve që zotërojnë një diplomë universitare “Bachelor”, njohuri të thelluara teorike dhe praktike si dhe një trajnim të mirëfilltë professional.

Fushat e studimit

Biokimi klinike, Histopatologji, Mikrobiologji, Biologji molekulare, Imunologji klinike etj

 

Karriera

Ky program  ka objektiva të qartë profesionale, të justifikueshëm, të arritshëm, për të rritur nivelin e kualifikimit të kandidatëve që konsistojnë:

  • Rritjen në cilësi të njohurive profesionale dhe shkencore të përfituara nga studimet bachelor.
  • Përgatitjen e specialistëve të profilizuar për laboratorët mjekësorë dhe të aftë të njohin e të përdorin teknologjinë e aparaturave bashkëkohore të laboratorëve mikrobiologjik, biokimiko-klinike dhe të histologjisë e t’i mirëmbajnë ato.
  • Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e laboratorëve i cili do të jetë në gjendje të kryejë analiza me cilësi të lartë dhe të dijë të përdorë teknologjinë bashkëkohore me të cilën kryhen analizat.
  • Diploma “Master Profesional” në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë u hap perspektivë kandidatëve, që me disa plotësime, të kenë mundësinë të regjistrohen në ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë.

 

Viti i parë (Semestri I dhe II)

Lënda

Kredite

Sëmundjet Infektive

6

Hematologji Klinike e Avancuar

6

Imunologji Klinike e Avancuar

6

Bakterologji Klinike e Avancuar

6

Biokimi Klinike e Avancuar

6

Histopatologji e Avancuar

6

Analizë Klinike e Gjakut dhe Lëngjeve të Tjera Biologjike

6

Kimi Analitike

6

Metodologji e Kërkimit Shkencor

6

Me zgjedhje:

 

Biologji Molekulare

Gjenetikë Mjekësore

6

 

Total 60 kredite

 

Viti i dytë

Lënda

Kredite

Epidemiologji

5

Praktikë Profesionale

10

Mikroteza

15

 

Total 30 kredite

 

 

Departamenti Informatikë e Zbatuar

Programi

Cikli

Tarifa

Kohëzgjatja

Tarifa totale

Informatikë e Zbatuar

Bachelor

170,000 lekë / vit

3 vjet

510,000 lekë

 

 

 

Bachelor në Informatikë të Zbatuar

Përshkrimi i kursit

Objektivi kryesor i programit të studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” synon t’u japë studentëve njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit si dhe t’i përgjigjet kërkesës gjithnjë e në rritje për informaticienë të aftë të përballojnë të gjitha kërkesat e shoqërisë së informacionit.

Fushat e studimit

Ky program përgatit specialistë për gjuhë programimi, për teori dhe praktikë rrjetesh kompjuterike, për sisteme operative, për teknologjinë e informacionit, për zhvillimin e faqes web etj.

Karriera

Njohuritë që marrin studentët nga programi i studimit “Informatikë e Zbatuar” u mundësojnë atyre kualifikim të mëtejshëm nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master Profesional” apo “Master Shkencor”.

Procesi i përgatitjes së specialistëve për informatikë mbështetet në kurikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.

Stafi akademik

Pranë departamentit të Informatikës të Zbatuar japin mësim pedagog me tituj akademik si “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe “Doktor”. Tekstet mësimore që përdoren në Kolegjin Universitar “Logos” janë tekste universitare, botime të pedagogëve që lidhen me profesionin(programin e studimit) dhe leksione të parashkruar të pedagogëve. Kolegji Universitar “Logos” praktikon zhvillimin e leksioneve të hapur nga pedagog të huaj apo specialistë të institucioneve të specializuara të fushës(kompani të zhvillimit të aplikacioneve).

Përgjegjës Departamenti

Prof. Dr. Ilia Ninka

Stafi Akademik

Prof. Dr. Xhezair Teliti

Proc. Dr. Erion Shehu

MSc. Olta Petritaj

MSc. Xhezmije Palushi

MSc. Gazmira Brahushi

MSc. Luan Sinanaj

 

Viti i parë

Lënda

Kreditet

Hyrje në Informatikë

4

Përpunim Teksti

4

Llogaritje të Kompjuterizuara

4

Përdorim i Sistemeve Operative

4

Administrim i Sistemeve Windows

4

Matematikë e Përgjithshme I

4

Matematikë e Përgjithshme II

4

Bazat e Programimit

6

Programim në Gjuhën C

6

Hyrje në Bazë të Dhënash

5

SQL

5

Anglisht I

3

Anglisht II

3

Greqisht I

2

Greqisht I

2

 

Total kredite 60

 

Viti i dytë

Lënda

Kreditet

Program i orientuar në objekte me C++

6

Bazat në Web Design

5

Elemente të Avancuara në Web Design

5

Teori rrjetesh

6

Praktikë rrjetesh

5

Administrim dhe siguri në rrjete

5

Java

6

Java e avancuar

6

Anglisht III

3

Anglisht IV

3

Greqisht III

2

Greqisht IV

2

Me zgjedhje:

 

Graphic Design 

6

Implementime multimediale për Web 

6

Punime 3D 

6

Përpunime multimediale

6

 

Total kredite 60

 

Viti i tretë

Lënda

Kreditet

Hyrje në sistemin Linux

4

Linix i avancuar

5

Përpunime multimediale

3

Hardware

6

Programim në VB. NET

6

Programim në Web me PHP

6

Programim në Oracle

6

Sisteme shfrytëzimi

4

Administrim Scripting

4

Arkitektura X86 gjuha assembler

5

Zhvillim aplikacionesh me bazë të dhënash

5

Diplomë

6

 

Total Kredite

60

 

 

Fakulteti Ekonomik

  • Menaxhim Biznes
  • Financë Kontabilitet
  • Menaxhim Turizëm

 

Departamenti i Menaxhim Biznesit

Programi

Cikli

Tarifa

Kohëzgjatja

Tarifa totale

Menaxhim Biznesi

Bachelor

150,000 lekë / vit

3 vjet

450,000 lekë    

Bachelor në Menaxhim Biznes

Programi i studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” Menaxhim Biznesi i pajis studentët me njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit. Ky program është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.Në semestrin e fundit të vitit të tretë, studentët frekuentojnë praktikën profesionale pranë kompanive të biznesit. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit dhe programit mësimor, ka kryer praktikën profesionale në përshtatje me programin e praktikës dhe ka mbrojtur provimin e përgjithshëm përfundimtar apo temën e diplomës, pajiset me diplomë universitare të ciklit të parë bachelor, të shoqëruar me suplementin e diplomës.

Fushat e studimit

Menaxhim biznesi, menaxhim i burimeve njerëzore, mikroekonomi, makroekonomi, administrim publik, kontabilitet etj.

Karriera

Programi universitar i studimit “Menaxhim Biznesi” ka objektiva të qarta formuese të cilat synojnë:

  • Rritjen në cilësi më të lartë të njohurive profesionale dhe shkencore të fituara gjatë viteve të shkollimit.
  • Përgatitjen e specialstëve të aftë për problemet e drejtimit dhe të menaxhimit të biznesit.
  • Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e drejtimit dhe menaxhimit biznesit i aftë të realizojë programimin e projekteve ne kompani dhe në firmat e biznesit

Ky program synon të formojë specialistë me profil profesional në fushën e menaxhimit dhe të administrimit të biznesit si:

  • Specialist menaxhimi në sektorë operacionalë të prodhimit, në biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha.
  • Ekonomistë të specializuar në problemet e drejtimit dhe të menaxhimit të bizneseve.
  • Specialisët në fushën e administrimit publik dhe të menaxhimit të burimeve njerëzore.
  • Specialistë marketingu dhe komunikimi për të gjitha llojet e bizneseve.

Procesi i përgatitjes së specialistëve për menaxhim në fushën e biznesit mbështetet në kurrikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe garanton një trajnim të mirrëfilltë profesional në përshtatje më kërkesat e tregut të punës.

Stafi akademik

Pranë departamentit të Menaxhim Biznesit japin mësim pedagogë me tituj akademik si “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe “Doktor”. Tekstet mësimore që përdoren në Kolegjin Universitar  Logos janë tekste universitare, botime të pedagogëve që lidhen me profesionin (programin e studimit) dhe leksione të parashkruar të pedagogëve. Kolegji Universitar Logos praktikon zhvillimin e leksioneve të hapura nga pedagog të huaj apo specialistë nga institucionet publike të drejtimit dhe menaxhimit si dhe kompani të biznesit.

Përgjegjës Departamenti

Dr. Parashqevi Draçi

Stafi Akademik

Bledar Ilia PhD

Dr. Bashkim Berberi

MSc. Elton Leka

MSc. Irena Papingji

MSc. Enida Abazi

MSc. Iva Sulaj

 

Viti i parë

Lënda

Kredite

Matematikë e Përgjithshme I

6

Matematikë e Përgjithshme II

6

Mikroekonomi

6

Makroekonomi

6

Bazat e të Drejtës

6

E Drejtë Biznesi

4

Informatikë

6

Informatikë Bazë të Dhënash

4

Parimet Bazë të Kontabilitetit

6

Anglisht I

3

Anglisht II

3

Greqisht I

2

Greqisht II

2

 

Total  Kredite

60

Viti i dytë

Lënda

Kredite

Matematikë Ekonomike

5

Statistikë I

5

Statistikë II

5

Menaxhim dhe Drejtim Biznesi

 

6

Menaxhim i Biznesit të Vogël

6

Bazat e Financës

4

Financat Publike

5

Bazat e Marketingut

4

Drejtim Marketingu

6

Lëndë me Formim Historiko-Ekonomike

4

Anglisht III

3

Anglisht IV

3

Greqisht III

 

2

Greqisht IV

2

 

Total Kredite 60

 

Lëndë me zgjedhje:

 

Histori e Mendimit Ekonomik

2

Marrëdhënie Publike

2

Menaxhim i Shërbimeve Turistike

2

Demografi

2

 

Viti i tretë

Lënda

Kredite

Kontabilitet Financiar

4

Kontabilitet i Kompjuterizuar

2

Kontabilitet Kosto

3

Kontabilitet Drejtimi

3

Administrim Publik

4

Ekonomi Pune

4

Menaxhim i Burimeve Njerëzore

6

Sisteme Shpërblimi

4

Drejtim Financiar

6

Investim

4

Paraja dhe Banka

4

Analiza Ekonomike Financiare

4

Praktikë Profesionale

6

Diplomë

6

 

Total Kredite 60

 

 

Departamenti i Menaxhim Turizmit 

Programi

Cikli

Tarifa

Kohëzgjatja

Tarifa totale

Menaxhim Turizmi

Bachelor

150,000 Lekë / vit

3 vjet

450,000 Lekë    

 

Bachelor në Menaxhim Turizëm

 

Përshkrimi i kursit

Ky programi i pajis studentët me njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit. Ai është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.

Në semestrin e fundit të vitit të tretë, studentët frekuentojnë praktikën profesionale pranë kompanive dhe agjensive turistike. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit dhe programit mësimor, ka kryer praktikën profesionale në përshtatje me programin e praktikës dhe ka mbrojtur provimin e pergjithshëm përfundimtar apo temën e diplomes, pajiset me diplome universitare të ciklit te parë Bachelor, të shoqëruar me suplementin e diplomës.

Fushat e studimit

Mikroekonomi, makroekonomi, marketing turistik, turizëm ndërkombëtar, strategji turizmi, organizim i agjensive turistike etj

Karriera

Programi i studimit Menaxhim Turizmi ka objektiva te qarta formuese të cilat synojnë:

  • Rritjen në cilësi më të lartë të njohurive profesionale dhe shkencore të fituara gjatë viteve të shkollimit.
  • Përgatitjen e specialstëve të aftë për problemet e drejtimit dhe të menaxhimit të ndërrmarrjeve turistike.
  • Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e drejtimit dhe menaxhimit të turizmit, i aftë të realizojë programimin e projekteve të zyrave turistike dhe ndërmarrjeve të këtij biznesi.

Ai synon të përgatisë specialist me formim ne fushën e turizmit,me konkretisht ky program përgatit:

  • Specialistë në sipërmarrje private turistike.
  • Specialistë për strukturat turistike ne nivel qendror dhe lokal.
  • Specialistë për menaxhimin e projekteve turistike.
  • Konsulentë në sektorin e turizmit si në atë publik dhe privat.

 

 

 

Stafi akademik

Pranë departamentit të Menaxhim Turizmit japin mësim pedagogë me tituj akademik si “PHD” dhe “Doktor”. Tekstet mësimore që përdoren në Kolegjin Universitar Logos janë tekste universitare, botime të pedagogëve që lidhen me profesionin(programin e studimit) dhe leksione të parashkruar të pedagogëve. Kolegji Universitar Logos praktikon zhvillimin e leksioneve të hapur nga pedagogë të huaj apo specialistë të institucioneve të specializuara të fushës(specialist nga institucionet publike drejtimit dhe menaxhimit si dhe kompani të biznesit).

Përgjegjës Departamenti

PHD Guxim Kola

Stafi Akademik

Dr. Blerta Avdiu

MSc. Nikolin Mane

MSc. Enxhi Marku

MSc. Denajda Çibuku

MSc. Aida Zoto

 

 

Viti i parë

Lënda

Kredite

Matematikë e Përgjithshme I

5

Matematikë e Përgjithshme II

5

Mikroekonomi

6

Makroekonomi

6

Bazat e të Drejtës

5

E Drejtë Biznesi

4

Informatikë

5

Informatikë Bazë të Dhënash

4

Parimet Bazë të Kontabilitetit

6

Gjeografi Turistike

4

Anglisht I

3

Anglisht II

3

Greqisht I

2

Greqisht II

2

 

Total  Kredite

60

 

Viti i dytë

Lënda

Kredite

Statistikë I

5

Statistikë II

5

Bazat e Marketingut

4

Marketing Turistik

6

Sociologji Turistike

5

Bazat e Financës

4

Financat Publike

5

Kontabilitet Financiar

4

Bazat e Turizmit

6

Strategji Turizmi

6

Anglisht III

3

Anglisht IV

3

Greqisht III

2

Greqisht IV

2

 

Total  Kredite

60

 

Viti i tretë

Lënda

Kredite

Organizimi i Ndërmarrjeve Turistike

6

Organizimi i Agjensive Udhëtimeve Turistike/ Produktet dhe Shërbimet/ Programi Galileo

6

Turizëm Ndërkombëtar

6

E Drejtë Ndërkombëtare

4

Kontabilitet Kosto

4

Kontabilitet Drejtimi

3

Drejtim Financiar

6

Menaxhim i Burimeve Njerëzore
të Ndërmarrjeve Turistike (2+2+2)

6

Formim Social-Mjedisor

6

Praktikë

7

Diplomë

6

 

Total kredite

60

 

 Lëndë me zgjedhje:

 

Administrim Mjedisi

2

Shëndet Publik

2

Marrëdhënie Publike

2

Etikë/ Komunikim Biznesi

2

Sigurimet (Jetës dhe jo jetës)

2

 

Departamenti Financë-Kontabilitet 

Program

Cikli

Tarifa

Kohëzgjatja

Tarifa totale

Financë-Kontabilitet

Bachelor

150,000 lekë / vit

3 vjet

450,000 lekë    

Financë-Kontabilitet

Master profesional

150,000 lekë / vit

1,5 vjet

225,000 lekë

 

*Duke filluar nga viti akademik në vazhdim Kolegji Universitar “Logos” studentët e interesuar do të kenë mundësi të ndjekin programin master profesional me 60 kredite me kohëzgjatje 1 vit akademik

 

Bachelor në Financë Kontabilitet

Përshkrimi i kursit

Programi i studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” pajis studentët me njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit. Ai është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim e të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.

Në semestrin e fundit të vitit të tretë, studentët frekuentojnë praktikën profesionale pranë kompanive të biznesit apo sistemit bankar dhe financiar. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit dhe programit mësimor, ka kryer praktikën profesionale në përshtatje me programin e praktikës dhe ka mbrojtur provimin e përgjithshëm përfundimtar apo temën e diplomës, pajiset me diplomë universitare të ciklit të parë Bachelor, të shoqëruar me suplementin e diplomës.

Fushat e studimit

Mikroekonomi, Makroekonomi, Kontabilitet, Financë, Menaxhim i burimeve njerëzore, Auditim, Teknika bankare.

Karriera

Njohuritë që marrin studentët nga programi i studimit “Financë Kontabilitet” u mundësojnë atyre kualifikim të mëtejshëm nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master Profesional” apo “Master Shkencor”.

Procesi i përgatitjes së specialistëve për Financë Kontabilitet mbështetet në kurrikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies, dhe garanton një trajnim të mirëfilltë profesional në përshtatje me kërkesat e tregut të punës.

Ai synon të formojë specialistë në profil profesional në fushën e financës dhe kontabilitetit, me konkretisht ky program përgatit:

  • Specialist finance dhe kontabiliteti në kompanitë e biznesit.
  • Specialist për strukturat e sistemit bankar dhe financiar.
  • Specialist të degëve të tatim–taksave, të sistemit doganor etj.
  • Specialist të auditimit dhe kontrollit.
  • Specialist të tregjeve financiare dhe bursave.
  • Specialist të shoqërive të sigurimit, fondeve të pensionit, fondeve të investimeve etj

 

Stafi akademik

Pranë departamentit Financë-Kontabilitet japin mësim pedagog me tituj akademik si “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe “Doktor”. Tekstet mësimore që përdoren në Kolegjin Universitar Logos janë tekste universitare, botime të pedagogëve që lidhen me profesionin(programin e studimit) dhe leksione të parashkruar të pedagogëve. Kolegji Universitar Logos praktikon zhvillimin e leksioneve të hapura nga pedagog të huaj apo specialistë të institucioneve të specializuara të fushës (sistemi bankar, sistemi financiar, shoqëritë e sigurimit, etj.)

Përgjegjës Departamenti

Prof. As. Dr. Beatriçe Polo

Stafi Akademik

PHD Leonora Zoto

Proc. Dr. Jehona Germizi

Proc. Dr. Blerina Banushi

MSc. Nevila Mullaj

MSc. Elvis Xhorri

MSc. Klejda Gabeshi

 

Viti i parë

Lënda

Kredite

Matematikë e Përgjithshme I

6

Matematikë e Përgjithshme II

6

Mikroekonomi

6

Makroekonomi

6

Bazat e të Drejtës

6

E Drejtë Biznesi

4

Informatikë

6

Informatikë Bazë të Dhënash

4

Parimet Bazë të Kontabilitetit

6

Anglisht I

3

Anglisht II

3

Greqisht I

2

Greqisht II

2

 

Total  Kredite

60

 

 

Viti i dytë

Lënda

Kredite

Matematikë Ekonomike

5

Statistikë I

5

Statistikë II

5

Bazat e Financës

6

Financat Publike

6

Kontabiliteti Financiar I

4

Kontabiliteti Financiar II

3

Bazat e Marketingut

3

Drejtim Marketingu

2

Menaxhim dhe Drejtim Biznesi

5

Menaxhim i Burimeve Njerëzore

2

Lëndë me Formim Historiko-Financiar

4

Anglisht III

3

Anglisht IV

3

Greqisht III

2

Greqisht IV

2

 

Total  Kredite

60

 

Lëndë me zgjedhje:

 

Histori e Mendimit Ekonomik 

2

Marrëdhënie Publike 

2

Sigurime 

2

Bazat e Financave Ndërkombëtare 

2

 

 

Viti i tretë

Lënda

Kredite

Kontabilitet Kosto

6

Kontabilitet Drejtim

6

Drejtim Financiar

6

Investime

6

Paraja Banka

6

Teknika Bankare

6

Kontabilitet i Kompjuterizuar I

2

Kontabilitet i Kompjuterizuar II

2

Analizë Ekonomike Financiare

4

Auditim

4

Praktikë Profesionale

6

Diplomë

6

 

Total  Kredite

60

 

 

Master Profesional në Financë Kontabilitet

Përshkrimi i kursit

Programi i studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet synon, t’u japë studentëve që zotërojnë diplomë universitare “Bachelor” njohuri të thelluara teorike dhe praktike si dhe një trajnim të mirëfilltë profesional.

Garanci për aftësimin profesional dhe të kërkimit shkencor për studentin e Masterit shërben zhvillimi i praktikës mësimore që zhvillohet në semestrin e tretë prane kompanive të biznesit , institucioneve fiananciare dhe bankare në drejtimin e pedagogut përgjegjës.

Procesi i diplomimit të studentit të Masterit nën drejtimin e udhëheqësit shkencor të kualifikuar për përgatitjen dhe mbrojtjen e mikrotezës, përbëjnë një tjetër garanci të aftësimit profesional të studentit.

Fushat e studimit

Kontabilitet, Financë, Tregjet dhe institucionet financiare, drejtim i riskut financiar, menaxhim i burimeve njerëzore etj.

 

Karriera

Programi i studimit “Master Profesional” ka objektiva të qartë profesionale, të justifikueshëm, të arritshëm, për të rritur nivelin e kualifikimit të kandidatëve që konsistojnë:

  • Rritjen në cilësi të njohurive profesionale dhe shkencore të përfituara nga studimet bachelor.
  • Përgatitjen e specialistëve të aftë për problemet financiare dhe të kontabilitetit të institucioneve bankare, të shoqërive të sigurimit, për kompanitë e biznesit si dhe studiues shkencor për problematikat financiare dhe të kontabilitetit.
  • Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e financave dhe të kontabilitetit i cili do të jetë në gjendje të realizojë programimin e projekteve në institucionet financiare dhe kompanitë e biznesit.
  • Diploma “Master Profesional” në Financë Kontabilitet u hap perspektivë kandidatëve, që me disa plotësime, të kenë mundësinë të regjistrohen në ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë.

 

Viti i parë

Lënda

Kreditet

Taksim biznesi

6

Ekonomiks menaxherial

6

Drejtim financiar i avancuar

6

Kontabilitet Publik

6

Kontabiliteti fnanciar i avancuar

6

Teoria dhe drejtimi i portofolit

6

Tregjet dhe institucionet financiare

6

Drejtim risku - Risku financiar

6

Lizingu financiar

6

Me Zgjedhje:

 

Historia ekonomike dhe politike evropiane

5

Sistemi monetar evropian

6

 

Total kredite 60

 

Viti i dytë

Lënda

Kreditet

Menaxhim strategjik i burimeve njerëzore

5

Praktikë profesionale

10

Mikrotezë

15

 

Total kredite 30

 

*Duke filluar nga viti akademik në vazhdim Kolegji Universitar “Logos” studentët e interesuar do të kenë mundësi të ndjekin programin master profesional me 60 kredite me kohëzgjatje 1 vit akademik

 

 

Aplikimi dhe Regjistrimi në Logos

 

Pranimi i studentëve në programet e studimit të ciklit të parë (Bachelor)

 

Kandidatët fitojnë të drejtën për t’u regjistruar në një program studimi të ciklit të parë, nëse mbi bazën e kritereve të vendosura nga njësia bazë dhe të miratuara nga dekanati, renditen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në listën e fituesve, për atë program.

Regjistrimi i studentëve në Kolegj (përfshirë dhe transferimet) bëhet në periudhën gusht-shtator të çdo viti.

 

Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë:

  • Formulari i aplikimit (origjinal, i plotësuar pa korrigjime dhe i nënshkruar).
  • Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti)
  • 2 fotografi dokumentesh.
  • Mandati i pagesës së regjistrimit (origjinal).
  • Diplomë e maturës shtetërore (origjinale).
  • Listë e notave (origjinale).  
  • Numri i identifikimit të Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) (shkresa origjinale).

 

Studenti duhet të paguajë tarifën vjetore të shkollimit për vitin përkatës akademik sipas kontratës me institucionin. Në rast mospagese ai humbet të drejtën për të hyrë në provime.

 
Pranimi i studentëve në programet e studimit të ciklit të dytë (Master)

 

Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë një diplomë Bachelor në fushën përkatëse të studimit ose në fusha të tjera të përafërta, të përcaktuara në programin e studimit. Studentët mund të regjistrohen sipas dy programeve të mëposhtme:

  • Programe studimi të ciklit të parë që lejojnë regjistrimin në programin përkatës të studimit të ciklit të dytë pa plotësime shtesë (pa debite formimi).
  • Programe studimi të ciklit të parë që lejojnë regjistrimin në programin përkatës të studimit të ciklit të dytë me plotësime të njohurive formuese (me debite formimi).

Studentët e pranuar në programet e studimit të ciklit të dytë me jo më shumë se 30 kredite debite regjistrohen në vitin e parë të programit përkatës të studimit të ciklit të dytë me detyrimin e plotësimit të këtyre debiteve brenda vitit të pare.

Studentët e pranuar në programet e studimit të ciklit të dytë me më shumë se 30 kredite debite, duhet t’i plotësojnë ato para se të regjistrohen në vitin e parë të programit përkatës të  studimit  të  ciklit  të  dytë.  Fakulteti  u krijon  kushte  për  frekuentimin  e  disiplinave përkatëse dhe dhënien e provimeve.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim

  • diploma Bachelor,
  • suplementi i diplomës, (ose dokumenta të tjerë të barasvlershme me të)
  • certifikatë lindjeje,
  • dy fotografi,
  • faturën e pagesës së tarifës së regjistrimit në institucionin e arsimit të lartë.

.

 

Regjistrimi në vitet pasardhëse.

  • Studenti fiton të drejtën e kalimit në vitin e dytë, në qoftë se ka grumbulluar nga viti i parë jo më pak se 30 kredite.
  • Studenti fiton të drejtën e kalimit në vitin e tretë, në qoftë se ka grumbulluar nga dy vitet e para jo më pak se 90 kredite.

 

  • Studentët e vitit të dytë dhe të tretë regjistrohen një javë para të fillimit të vitit të ri akademik. Në rast se studentët nuk kanë shlyer pagesën e shkollimit të vitit të mëparshëm sipas kushteve të përcaktuara nga Kolegji, ata nuk mund të përtërijnë regjistrimin.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim

 

Studentët e vitit të dytë

  • mandatin e pagesës së regjistrimit.

 

 

Studentët e vitit të tretë

  • dy fotografi dokumentesh.
  • mandatin e pagesës së regjistrimit.

 

 

Në rast se studenti nuk regjistrohet brenda afatit, konsiderohet i çregjistruar për atë vit akademik. Kur kandidati për student nuk mund të kryejë vetë regjistrimin për shkaqe të arsyeshme, procedurat përkatëse mund të ndiqen nga një person i autorizuar prej tij.

 

Karta e identifikimit të studentit

Studentët të cilët kanë bërë regjistrimin përfundimtar, si dhe ato që kanë ripërtërirë regjistrimet pajisen me kartë identifikimi me fotografi, të vlefshme për periudhën e studimeve, e cila tregon se mbajtësi është student.

 
Ndërprerja dhe rifillimi i studimeve

Studenti mund t’i ndërpresë studimet në çdo kohë të vitit për arsye personale apo objektivisht të pranueshme për një afat jo më tepër se një vit dhe mund t’i rifillojë ato duke respektuar kohëzgjatjen maksimale të përfundimit të studimeve të parashikuara nga kjo rregullore.

Studenti nuk detyrohet të paguajë tarifën e shkollimit për periudhën e ndërprerjes së studimeve. Në rast ndërprerjeje të studimeve, studentit nuk i kthehet pagesa mësimore që ka kryer.

Në çdo rast, studenti është i detyruar të njoftojë me shkrim dekanatin për ndërprerjen dhe rifillimin e studimeve.

Studenti mund t’i rifillojë studimet në atë periudhë të vitit akademik, ku i ka ndërprerë, në fillim të semestrit gjatë të cilit ai i ka ndërprerë ose të vitit akademik, gjithmonë duke iu përshtatur kritereve aktuale të funksionimit.

Kërkesa për kohëzgjatje të ndërprerjes së studimeve përtej afatit 1 (një) vit përcaktohen rast pas rasti me vendim të Senatit.

 

Transferimi i studentëve

Kolegji Universitar «Logos» në përputhje me ligjin nr. 80, datë 22.07.2015 «Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë», si dhe me sistemin e krediteve të ndërtuara sipas parimeve të procesit të Bolonjës ofron mundësi për transferimin e studentëve në vite të ndërmjetme, që vijnë nga institucione publike apo private të arsimit të lartë vendas apo të huaj, ku zhvillohen programe studimi universitare të ciklit të parë, ose jouniversitare profesionale dyvjeçare, pas shkollës së mesme. Institucioni lejon gjithashtu transferimin e studentëve të tij në institucione të tjera të arsimit të lartë vendas apo të huaj.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për transferim

 

  • një kërkesë Rektoratit të këtij institucioni, ku të parashtrojë arsyet e transferimit.
  • një kopje të diplomës së shkollës së mesme (të noterizuar),
  • detyrimet e shlyera në institucionin dërguese me notat përkatëse,
  • një kopje të programeve të disiplinave të shlyera
  • certifikatën e lindjes me fotografi
  • dokument tjetër identifikimi si
  • mandatin e pagesës për regjistrim.
 

 

Dokumentacioni i përcillet fakultetit përkatës, i cili bën vlerësimin e lëndëve sipas programeve të tij mësimore, përcakton programin e studimit ku mund të vazhdojë aplikanti dhe provimet plotësuese që ai do të duhet të shlyejë, nëse është e nevojshme.

Rektorati, pasi merr mendimin e dekanatit të fakultetit, njofton kërkuesin për pranimin e kërkesës dhe urdhëron regjistrimin e tij.

Në çdo rast, kërkuesi duhet të pranojë dhe të kryejë pagesën e tarifave përkatëse.

 

 

Transferimi nga Kolegji Universitar Logos

Studenti që dëshiron të transferohet nga Kolegji Universitar «Logos» në një institucion tjetër të arsimit të lartë, duhet t’i paraqesë një kërkesë me shkrim sekretarisë mësimore pas miratimit nga Dekani i Fakultetit, ku të parashtrojë arsyet e transferimit dhe emrin e institucionit të arsimit të lartë në të cilin kërkon të transferohet. Formulari i kërkesës për transferim tërhiqet në Sekretarinë e Kolegjit.

Me kërkesë të studentit Kolegji Universitar «Logos» e pajis atë me: 

  • Certifikatën e transferimit
  • Vërtetimin për detyrimet
  • Një kopje të programeve të lëndëve të shlyera

 

Me kërkesë të institucionit pritës të arsimit të lartë, Kolegji Universitar «Logos» përgatit edhe një karakteristikë me të dhëna të hollësishme mbi sjelljen dhe rezultatet e studentit për periudhën e frekuentimit nga ana e tij në këtë shkollë.

 
Transferimi horizontal brenda institucionit

Studentët që kanë kryer të paktën dy semestra në një program mund të aplikojnë pranë sekretarisë mësimore brenda afateve të caktuara akademike për t’u transferuar horizontalisht në një program tjetër brenda Kolegjit Universitar «Logos», në përputhje me parimet e vendosura nga ana e Senatit.

Kërkesa shqyrtohet nga departamenti, në të cilin kërkon të transferohet studenti dhe mbi bazën e  propozimit të departamentit, Dekanati merr vendimin përkatës.

 

 

Ndërprerja e studimeve dhe ndryshimi i programit të studimit

Studenti që nuk arrin të përfundojë studimet brenda kohëzgjatjes maksimale të programit ka të drejtë të aplikojë për të rifilluar studimet në të njëjtin program studimi ose në një program tjetër. Ai u nënshtrohet kritereve dhe procedurave të shpallura për regjistrimin në programin e studimit të institucionit pritës.

Kreditet e grumbulluara nga studenti gjatë periudhës së mëparshme të studimeve mund të transferohen, me vendim të njësisë bazë të institucionit që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e saj.

 

Largimi nga Kolegji

Studenti që dëshiron të largohet nga Kolegji me dëshirën e vet duhet t’i drejtohet me shkresë dekanit të fakultetit ku studion. Studenti është i detyruar të shlyejë pagesën mësimore për të gjithë semestrin në të cilin ndodhet. Ai çregjistrohet me të paraqitur dokumentin, ku dëshmohet se nuk ka asnjë detyrim ndaj Kolegjit Universitar «Logos» dhe i kthehen diplomat dhe dokumentet e tjera të depozituara në momentin e regjistrimit fillestar. Studenti i çregjistruar mund të kërkojë një vërtetim për periudhën e frekuentimit në Kolegj.

Me kryerjen e çregjistrimit informohet me shkrim autoriteti përgjegjës i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

 

Studentët që dërgohen në Universitetet jashtë vendit në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe

Kolegji Universitar «Logos» mund të dërgojë studentët e tij për një ose dy semestra në universitetet e huaja nëpërmjet programeve të shkëmbimit të studentëve në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruara me këto universitete.

Regjistrimi i studentit në Kolegjin Universitar «Logos» vazhdon edhe gjatë kësaj periudhe, e cila llogaritet në kohëzgjatjen e arsimimit.

 

 

Viti akademik

Programet e studimit

Kolegji Universitar «Logos» ofron studime të ciklit të parë dhe të dytë.

  • Programet e studimit të ciklit të parë realizohen me 180 kreditë evropiane (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike; sasia normale e krediteteve të grumbulluara gjatë një viti akademik është 60.

Një krediti të formimit universitar i korrespondojnë 25 orë mësimore pune të studentit (1 orë mësimore llogaritet 60 minuta). Studenti fiton kreditet korresponduese për çdo veprimtari formuese si lëndë, praktika, diplomë etj. vetëm në rastin e një vlerësimi pozitiv në verifikimin përfundimtar të dijeve të fituara prej tij.

  • Programet e studimeve «Master Profesional» pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara, profesionale në një fushë të caktuar përmbajnë 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit akademik.
  • Në programet e zhvillimit, Kolegji Universitar «Logos» parashikon programe studimi 5-vjeçare (të integruar). Programet e studimit organizohen me 300 kredite (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është pesë vite akademike. Në përfundim të programit të studimit 5-vjeçar lëshohet diploma «Master i Shkencave» në fushën e arsimit të kryer, procedurat organizative të të cilit janë të njëjta.

Programet e studimit në Kolegjin Universitar «Logos» ofrohen si rregull në gjuhën shqipe.

 

Viti akademik dhe semestrat

Viti akademik ka 30 javë mësimore. Ai fillon në tetor dhe përfundon në shtator.

Viti akademik ndahet në dy semestra. Secili semestër ka 15 javë mësimore.

Çdo javë ka të paktën 20 orë mësimi leksione, seminare e laboratorë, struktura e të cilave pasqyrohet në programet e studimeve përkatëse.

 

 

Gjatë vitit akademik ka tre sezone provimesh:

  • Sezoni i dimrit (pas përfundimit të semestrit të parë)
  • Sezoni i verës (pas përfundimit të semestrit të dytë)
  • Sezoni i vjeshtës (pas pushimeve verore deri para fillimit të vitit të ardhshëm akademik).

 

 

Frekuentimi

Studenti ka detyrimin të ndjekë 75% të veprimtarisë mësimore (leksione, seminare) dhe 100 % të veprimtarisë kërkimore aplikative (laboratorë, praktika).

Studentët të cilët nuk i përmbushin këto norma, nuk hyjnë në provimin përfundimtar semestral. Studentët që kanë frekuentuar më pak se 50 % të orëve mësimore të lëndës, humbasin të drejtën e provimit dhe detyrohen të përsëritin lëndën vitin akademik vijues.

 

Orari i mësimit

Ora mësimore akademike zgjat 60 minuta. Ngarkesa javore në auditor e studentit përcaktohet  në bazë të udhëzimvet përkatëse.Koha dhe pedagogu i zhvillimit të mësimit pasqyrohet në orarin e shpallur nga sekretaria mësimore. Orari është i detyrueshëm për studentët dhe pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm.

Kontrolli dhe vlerësimi i dijeve

Në Kolegjin Universitar «Logos» kontrolli dhe vlerësimi i dijeve bëhet në mënyrë të vazhdueshme.

Për vlerësimin e studentit në çdo modul merren për bazë frekuentimi, testi i dijeve në mes të modulit, detyra e kursit dhe provimi në fund të semestrit.

Shkalla e përvetësimit të dijeve bëhet me sistemin e vlerësimit me pikë (nga 0 deri në 100), të cilat konvertohen në notë sipas tabelës së mëposhtme. Nota më e ulët kaluese është 5 (pesë), ndërsa më e larta 10 (dhjetë).

 

Pikët

1-44

45-54

55-64

65-74

75-84

85-94

95-100

Nota

4

5

6

7

8

9

10

 

 

Pedagogu vlerëson pjesëmarrjen e studentëve në diskutime gjatë seminareve dhe praktikave laboratorike duke mbajtur shënimet përkatëse. Organizon një test dijesh për çdo modul, rezultatet e të cilit merren parasysh gjatë vlerësimit në provimin përfundimtar të modulit.

Në vendosjen e notës përfundimtare merren parasysh frekuentimi, vlerësimi përgjatë semestrit dhe testi i dijeve.

 

 

Provimet

Në fund të çdo semestri, pas përfundimit të procesit mësimor, organizohet sezoni i provimeve.

Provimet zhvillohen në tre sezone:

  • sezoni i të dimrit, i cili zhvillohet në fund të semestrit të parë
  • sezoni i verës, i cili zhvillohet në fund të semestrit të dytë
  • sezoni i vjeshtës, i cili zhvillohet në muajin shtator

Për studentët e viteve të fundit që kanë deri në tre provime të prapambetura, me vendim të dekanatit mund të ndërkallet një sezon i veçantë para provimit të formimit (minisezon).

Studenti i vlerësuar përsëritës në sezonet e rregullta të provimit ka të drejtë të riprovohet në sezonin e vjeshtës. Në sezonin e vjeshtës futen ata studentë që kanë frekuentuar jo më pak se 50 % të lëndës.

Nuk lejohet dhënia e dy provimeve në një ditë.

 

Programet dhe vendi i provimeve; provimet e shtyra

Programet e provimeve përcaktohen nga dekanatet përkatëse dhe shpallen të paktën dy javë para fillimit të sezonit të provimeve.

Studentët, të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk kanë hyrë në provimet e fundit të semestrit, e ruajnë të drejtën e hyrjes në provim gjatë semestrave pasardhës.

Në këto raste, brenda një jave nga data e mbajtjes së provimit të fundit të semestrit, studenti duhet të paraqesë një kërkesë në sekretarinë mësimore, të shoqëruar me dokumentet që provojnë shkakun e mosparaqitjes në provim. Në rast se shkaku i mosparaqitjes pranohet nga dekanati përkatës, studenti ka të drejtë të hyjë në provim në periudhën e ardhshme kur hapen provimet e lëndës në sezonin përkatës. 

 

Forma e provimit

Provimi i një lënde mund të bëhet nëpërmjet:

  • Provimit me shkrim
  • Provimit me gojë
  • Me shkrim dhe me gojë.

Mënyra e organizimit të provimit është në funksion të natyrës së disiplinës.

Ai përcaktohet nga pedagogu i lëndës, mbështetur në programin e lëndës dhe miratohet nga përgjegjësi i departamentit.

Në format e kontrollit me shkrim përdoret sistemi i vlerësimit me pikë, rezultati i të cilit kthehet në notë.

Studenti është i detyruar të paraqitet në provim me kartën e identifikimit të Kolegjit Universitar «Logos». Në të kundërt, ai nuk lejohet të marrë pjesë në provim.

Studenti merr vlerësimin kalues në një lëndë / modul, kur:

  • ka plotësuar të gjitha parakushtet e përcaktuara sipas programit mësimor
  • vlerësohet me notë kaluese sipas formës së kontrollit që parashikon programi

Në rast të kundërt, studenti nuk konsiderohet kalues.

 

Studenti ka të drejtë të ankohet në rast se ndaj tij janë shkelur rregullat proceduriale gjatë zhvillimit të provimit ose nuk është dakord me vlerësimin e bërë. Ankesa që depozitohet me shkrim në departament brenda 24 orësh nga shpallja e rezultatit, shqyrtohet nga përgjegjësi i tij, i cili njofton për ankimimin komisionin e privimit, që e konsideron dhe i kthen përgjigje studentit.

 
Nota mesatare e ponderuar

Studentëve në përfundim të programit të studimit u njehsohet nota mesatare e ponderuar duke marrë në konsideratë edhe kreditet respektive për çdo disiplinë apo veprimtari tjetër formuese. Llogaritja e notës mesatare të ponderuar bëhet në bazë të udhëzimit nr. 15, datë 04.04.2008 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës «Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë».

 

Detyrimi i praktikës profesionale

Studenti është i detyruar të ndjekë praktikat profesionale të parashikuara në planin mësimor. Studenti që nuk realizon praktikat profesionale, u nënshtrohet rregullave të vendosura si për të gjitha detyrimet e tjera.

Praktikat profesionale zhvillohen në institucionet e caktuara nga dekanati dhe nën drejtimin e pedagogut të caktuar nga fakulteti. Praktikat profesionale vlerësohen me nota e kredite, njëlloj si detyrimet e tjera.

Studenti detyrohet të respektojë rregullat e institucionit ku kryhet praktika profesionale.

 

Diplomimi

Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome.

Studentët me notë mesatare të lartë mund të përgatisin punim diplome.

Pragu i notës mesatare caktohet nga departamenti përkatës.

Studenti nuk mund të hyjë në provimin e përgjithshëm përfundimtar ose të mbrojë punimin e diplomës pa shlyer më parë të  gjitha  detyrimet akademike dhe pa fituar  numrin  e  krediteve  të  parashikuara  në  planet mësimore të programit përkatës të studimit.

Studenti, para hyrjes në provimin e përgjithshëm përfundimtar ose të mbrojë punimin e diplomës, duhet të ketë  likuiduar  të  gjitha  detyrimet  financiare  dhe  materiale  që  mund të ketë me Kolegjin Universitar «Logos» etj.

 
Punimi i diplomës «Bachelor»

Punimi e diplomës «Bachelor» është një punim, në formën e një projekti apo përmbledhjeje punimesh të kryera në fushat e programit përkatës të studimit. Punimi i diplomës përmban kërkesa, mënyra e shtrimit të të cilave i jep mundësi studentit që, nëpërmjet njohurive të fituara gjatë periudhës së shkollimit, të tregojë aftësitë e tij për të zgjidhur elementë të veçantë të detyrave projektuese, probleme të prodhimit apo për të punuar me literaturën në fushën përkatëse. Punimi i diplomës përcaktohet në mënyrë të tillë që të përfshijë domosdoshmërisht eksperimentin ose kërkim apo vjelje të dhënash në terren. 

 

Punimi i diplomës «Master»

Punimi i diplomës «Master» është punë e pavarur dhe krijuese e studentit në formën e një projekti apo studimi me karakter përgjithësues në fushën e programit të studimit që ka kryer. Punimi i diplomës përmban një sërë detyrash e kërkesash, mënyra e shtrimit e të cilave i jep mundësi studentit, që nëpërmjet njohurive të fituara gjatë periudhës së shkollimit dhe punës konkrete studimore e projektuese, të tregojë aftësitë e tij profesionale dhe kompetencën për të kryer studime e projektime në fushat përkatëse.

Studenti ka të drejtë të shprehë dëshirën e tij në lidhje me temën e punimit të diplomës që kërkon të zhvillojë, udhëheqësin dhe konsulentin e tij. Ai mund të propozojë edhe vetë një temë tjetër diplome së bashku me udhëheqësin përkatës. Departamenti shqyrton të gjitha kërkesat specifike të studentëve, duke i harmonizuar ato me kushtet aktuale, pa cenuar nivelin e cilësinë e punimeve të diplomave.

Provimeve e përgjithshme të formimit

Kolegji Universitar «Logos» organizon dy sesione për provimet e përgjithshme të formimit: në verë dhe në vjeshtë.

Programi i provimit të formimit është gjithëpërfshirës, me tematika nga fushat kryesore që mbulon programi i studimit. Ai realizohet përpara një komisioni të posaçëm, të përbërë nga pedagogë efektivë dhe të jashtëm, të fushave që mbulon programi i provimit.

Teza  e  provimit përmban pyetje nga të  gjitha  fushat  që  përfshihen  në  programin  e studimit.

 

Qëndra e Kërkimit Shkencor

Pranë Kolegji Universitar “Logos” funksionon Qëndra e Kërkimit Shkencor si njësi bazë. Veprimtaria e kërkimit dhe zhvillimit që kryhet pranë Kolegji Universitar “Logos” synon në rradhë të parë rritjen e cilësisë në procesin mësimor me anë të integrimit të kërkimit shkencor me mësimdhënien, kryerjen e studimeve dhe projekteve për zhvillim, lidhjen e marrëveshjeve me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit si dhe veprimtari të tjera krijuese.

Qëndra e Kërkimit pranë Kolegji Universitar “Logos” kryen aktivitetin e saj mbështetur në Ligjin e Arsimit të Lartë, në Statutin dhe Rregulloren e përgjithshme të shkollës si dhe në rregulloren e funksionimit të Qëndrës së Kërkimit dhe Zhvillimit Shkencor të Kolegji Universitar “Logos”.

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj ajo ka për qëllim:

  • Rritjen e vazhdueshme të nivelit të mësimdhënies nëpërmjet përsosjes së vazhdueshme të kurrikulave mësimore, unifikimin e lidhjeve të dijeve ndërdisiplinore me qëllim që studentët të kalojnë nga njohja e pjesës  tek njohja e së tërë
  • Rritjen e nivelit shkencor të pedagogëve nëpërmjet botimeve të ndryshme shkencore, pjesëmarrjes në konferenca brenda dhe jashtë vendit dhe përfshirjes së tyre në projekte të ndryshme prane institucioneve shtetërore, dhe organizmave ndërkombëtare.
  • Orientimin e kërkimit shkencor në problemet aktuale dhe fushat prioritare që ka ekonomia dhe shoqëria shqiptare.
  • Forcimin e mëtejshëm të lidhjeve shkencore të Kolegjit Universitar “Logos”  nëpermjët binjakëzimit, bashkëpunimit institucional, shkëmbimit të eksperiencës me universitete brenda dhe jashtë vendit.
  • Revista shkencore “LOGOS” përfaqëson një tribunë të rëndësishme të procesit shkencor dhe shërben si mjet informacioni për një gamë të gjerë lexuesish. Ajo i drejtohet jo vetem studentëve të kesaj shkolle por dhe specialistëve të fushave të ndryshme, si në ekonomi, informatikë dhe mjekësi.

Stafi Kërkimor

Prof. Dr. Mersin Mersinllari

Prof. As. Dr. Tefta Rota

Dr. Steljan Buzo

MSc. Dorina Minxuri

MSc. Viola Gavani

MSc. Entela Kostrista

 
Të drejtat dhe detyrat e studentit
 
Të drejtat e studentit

 

  • Të përfitojë nga procesi mësimor dhe të diplomohet pasi të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor.
  • Të kërkojë një vlerësim të drejtë dhe objektiv të përpjekjeve dhe të ecurisë së tij gjatë viteve.
  • Të përdorë mjediset, mjetet didaktike dhe pajisjet e Kolegjit për realizimin e programit mësimor.
  • Të kërkojë ndihmë apo këshillim nga ana e organeve kompetente të institucionit për njohjen e rregullave të tij dhe të mundësive që ai ofron për studime, specializime dhe kualifikime.
  • Të bëjë vlerësimin e pedagogut pas përfundimit të disiplinës/modulit përkatës.
  • Të njihet me rezultatet e arritura prej tij dhe të kërkojë këshillim lidhur me përzgjedhjen që duhet të bëjë për të fituar një diplomë të caktuar apo specializimin e dëshiruar.
  • Të mos lejojë të bëhen të njohura të dhënat e tij personale dhe rezultatet e arritura prej tij, gjatë viteve të studimit.
  • Të përfaqësohet në organet drejtuese dhe vendimmarrëse të institucionit.
  • Të organizohet në shoqata studentore jopolitike, sipas përcaktimeve të akteve ligjore përkatëse.
  • Të marrë pjesë në veprimtari artistike, kulturore, sportive, argëtuese të organizuara nga Kolegji jashtë procesit mësimor.
  • Të ndikojë në përmirësimin e procesit mësimor nëpërmjet formave demokratike të shfaqjes së vullnetit.
  • Të dëgjohet nga organizmat përkatëse, para se të merret ndonjë masë ndëshkuese kundër tij.
  • Të ankohet dhe të dëgjohet nga organizmat përkatëse, kur mendon se vlerësimi për të nuk është i drejtë.
  • Të përdorë emrin dhe simbolet e Kolegjit në aktivitete artistike dhe kulturore të organizuara, pas marrjes së lejes nga Rektorati.
  • Të sigurohet nga Kolegji në një ndër shoqëritë e sigurimit, në përputhje me kërkesat e Ligjit 80/2015, neni 98 pika d dhe udhëzimet e  ministrit  përgjegjës  për  arsimin  dhe Ministrit të Financave.
  • Të ndihmohet nga institucioni për tú pajisur me kartën e studentit, dhe të gëzojë të gjitha të drejtat e caktuara në Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqiprisë” neni 100 dhe udhëzimet e vendimet e MAS.
  • Të kërkojë njohjen e krediteve apo transferimin e studimeve brenda apo jashtë Kolegjit, në përputhje me Ligjin 80/2015.
  • Tí pezullojë studimet dhe rifillojë ato, në përputhje me Ligjin.

 

Të drejta të studentit për rishikim note

Studenti ka të drejtë që për çdo vit akademik të përmirësojë deri në 3 (tri) lëndë, në  sesionin e riprovimeve (vjeshtë). Një lëndë ka të drejte ta përmirësojë pa pagesë dhe dy lëndë të tjera kundrejt pagesës. Kërkesa i paraqitet dekanatit para sesionit të riprovimeve.

Studenti që kërkon përmirësimin e notës provohet vetëm një herë, pas kësaj mbetet në fuqi nota me të cilën vlerësohet në fund.

 

Detyrat e studentit

Studenti është i detyruar:

  • Të njohë me hollësi rregullat e Kolegjit dhe detyrimet ndaj tij. Kolegji nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre.
  • Të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga Statuti dhe Rregullorja e Kolegjit, si dhe nga çdo akt tjetër ligjor dhe nënligjor për arsimin e lartë.
  • Të respektojë normat shoqërore dhe rregullat e pranuara etiko-morale në procesin mësimor.
  • Të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe në programet e lëndëve, për të bërë të mundur fitimin e krediteve të nevojshme.
  • Të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të Kolegjit, për keqpërdorimin e mjediseve dhe mjeteve didaktike të institucionit, të vëna në përdorim të tij. Në rast se ka shkaktuar një dëm material, detyrohet ta zhdëmtojë në masën që e gjykon dekanati.
  • Të paguajë rregullisht tarifën e shkollimit.
 
Masat disiplinore në rast shkeljeje

Shkelje e rregullave të Kolegjit konsiderohen të gjitha veprimet e kryera nga studenti që përbëjnë cënim të normave shoqërore etiko-morale, kur nuk përmbajnë elemente të veprës penale, sidomos aktet e mëposhtme:

  • cenimi i dinjitetit të mësimdhënësit, të studentit dhe të çdo punonjësi të Kolegjit,
  • kopjimi në provime,
  • falsifikimi i dokumenteve,
  • aktet e vjedhjes të së drejtës së autorit,
  • mosrespektimi i rregullave të citimit që sanksionojnë pronësinë intelektuale,
  • aktet e rrugaçërisë, vjedhjes së pasurisë dhe sjellja e papëlqyeshme në auditor dhe jashtë tij,
  • dhënia e mitës,
  • cenimi i pronës etj.

Ndaj studentit që kryen  veprime të tilla merren këto masa disiplinore:

  • Vërejtje me shkrim.
  • Përjashtim për një vit nga Kolegji Universitar «Logos».
  • Përjashtim përgjithmonë nga Kolegji Universitar «Logos».

Vendimin për masat disiplinore dhe përjashtimin e studentit e merr Këshilli i Etikës. 

 

Përfaqësimi i Studentëve 

Gjatë periudhës së studimeve në Kolegjin Universitar «Logos» studentët përfaqësohen me:

  • Përfaqësues në Këshillin e Studentëve
  • Përfaqësues në Dekanat
  • Përfaqësues në Senatin Akademik
  • Përfaqësues në Këshillin e Etikës
  • Përfaqësues në Komisionin e përhershëm të garantimit të standarteve
  • Përfaqësues në Komisionin e përhershëm të mbarëvajtjes së veprimtarisë së tij dhe marrëdhëniet me studentët
Këshillat studentore

Këshilli studentor zgjidhet nga studentët për një periudhë dyvjeçare. Pjesëmarrja e studentëve në qeverisjen e Kolegjit Universitar «Logos» realizohet nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në strukturat drejtuese: në Senatin Akademik, në  Këshillin e Etikës dhe në Komisionin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.

Bashkëpunimi dhe konsultimi me studentët shprehet dhe në takimet e rregullta me Rektoratin, në tavolinat e rrumbullakëta tematike që zhvillohen me grupe studentësh.

Institucioni tërheq mendimin dhe vlerësimin e studentëve në përfundim të çdo lënde, duke u kërkuar të plotësojnë në kushte konfidenciale formularin përkatës, ku shprehin lirshëm  opinionin mbi ecurinë e kursit, mbi performancën dhe përkushtimin e pedagogut gjatë procesit mësimor. Mendimet dhe vlerësimet e studentëve i nënshtrohen një vlerësimi realist që çon domosdoshmërisht në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të programeve mësimore.

 

Studentët organizohen në këshillin studentor në nivel njësie kryesore, dhe në nivel të Kolegjit Universitar «Logos».

Këshilli i Studentëve zgjidhet çdo dy vjet nga votat e studentëve dhe mbështetet në legjislacionin në fuqi. Në rastet kur një individ i zgjedhur në Këshillin e Studentëve përfundon studimet universitare, ai zëvendësohet nga kandidati pasardhës në renditje për nga numri i votave të grumbulluara në zgjedhjet e fundit, deri në përfundim të mandatit të nisur.

Këshilli i Studentëve shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të Kolegjit Universitar «Logos», si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, përcaktimin e tarifave të shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët, bilancet vjetore paraprake të shpenzimeve ose ndarjen e burimeve financiare, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.

 

Struktura dhe organizimi i Kolegjit Universitar Logos

 

Organet drejtuese akademike

  • Senati Akademik,
  • Asambleja e Personelit Akademik,
  • Rektorati,
  • Dekanati,
  • Këshilli i Etikës,
  • Komisionet e përhershme drejtuese, të përcaktuara me Rregulloren e Kolegjit Universitar «Logos».

 

Senati Akademik

Senati Akademik është organi kolegjial më i lartë akademik i Kolegjit Universitar «Logos», përgjegjës për përmbushjen e misionit të tij. Ai kryesohet nga Rektori përbëhet nga 7 anëtarë: Rektori, 5 anëtarë personel akademik, të cilët zgjidhen nga Asambleja e Personelit Akademik, si dhe 1 përfaqësues i studentëve. Mandati i anëtarëve të Senatit Akademik është katërvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje midis anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë. Mandati i studentit anëtar të Senatit Akademik është njëvjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.

 Asambleja e personelit akademik

Përbëhet nga personeli akademik me kohë të plotë i njësive kryesore. Ajo zgjedh anëtarët e Senatit Akademik dhe në marrëveshje me Bordin e Administrimit, krijon dhe zgjedh anëtarët e komisioneve të përhershme të njësisë kryesore. 

 

Rektorati

Rektorati është organ kolegjial që drejtohet nga Rektori dhe përbëhet nga:

  1. Rektori; b) Zëvendësrektorët; c) Administratori; d) Drejtuesit e njësive kryesore; e) Kryetari i Komisionit për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë; e) Përfaqësuesi i zyrës juridike.

Rektorati kryen bashkëpunimin, marrëdhëniet me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e tjera të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit.Ai harton planin strategjik të zhvillimit të institucionit, mbështetur në propozimet e njësive bazë dhe kryesore të institucionit, si dhe ato që rrjedhin nga bordi i administrimit  apo  administratorëve dhe  koordinon veprimtarinë e njësive kryesore.

 

Dekanati

Dekanati është organ kolegjial vendimmarrës, që programon e përcakton në bazë të propozimeve të departamenteve, veprimtarinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të fakultetit.

Ai përbëhet nga Drejtuesi i Njësisë Kryesore, përgjegjësit e njësive bazë, përgjegjësi i qendrës kërkimore shkencore të fakultetit, si dhe përfaqësuesi i Këshillit Studentor. Drejtues i Dekanatit është drejtuesi i njësisë kryesore. Mandati i anëtarëve të Dekanatit përcaktohet nga kontrata e punës. Dekanati harton planin strategjik të zhvillimit të njësisë kryesore, mbështetur në propozimet e njësive bazë të tij dhe koordinon veprimtarinë e tyre.

 

Këshilli i Etikës

 

Këshilli i Etikës është organ kolegjial vendimmarrës, i cili promovon dhe mbron vlerat pozitive në komunikimin midis anëtarëve të personelit akademik e administrativ. Ai ngrihet pranë Kolegjit Universitar «Logos» si një strukturë e përhershme, për të shqyrtuar sjelljen e personelit akademik dhe atij ndihmës, në rast se shkeljeje të etikës dhe integritetit akademik.

Këshilli i Etikës merr në shqyrtim gjithashtu edhe sjellje të studentëve gjatë veprimtarisë së tyre mësimore e kërkuese në institucion, nëse ato përbëjnë shkelje të etikës së studentit.

Këshilli i Etikës përbëhet nga 5 anëtarë dhe kryesohet nga Administratori. Tre anëtarë përzgjidhen nga Senati Akademik me propozim të Rektorit, ndërsa një anëtar përzgjidhet nga Këshilli Studentor.

 

Planimetria dhe evakuimi nga zjarri

Godina 1

 

Kati 0

Hyrja

Kati 1

Magazina

Kati 2

Sekretaria mësimore

Zyra e financës

Zyra e presidentit

Salla e konferencave

Fotokopje, printim

Kati 3

Departamenti I informatikës

Salla leksionesh dhe seminaresh

Tualet

Kati 4

Laboratori mikrobiologjik

Laboratori histopatologjik

Salla leksionesh dhe seminaresh

Stafi akademik i departamentit “Teknikë e lartë në laboratorët mjekësorë”

Grumbullim mbetjesh

Kati 5

Salla leksionesh dhe seminaresh

Ndihma e shpejtë

Tualet

Kati 6

Laboratorët e informatikës

Salla leksionesh dhe seminaresh

Kati 7

Laboratori biokimik-klinik

Stafi akademik i departamentit “Teknikë e lartë në laboratorët mjekësorë”

Përgjegjësi i departamentit “Teknikë e lartë në laboratorët mjekësorë”

Tualet

Kati 8

Rektori

Kancelari

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara

Salla e mbledhjeve

Përgjegjësi i Departamentit “ Informatikë e zbatuar”

Kati 9

Biblioteka

Salla leksionesh dhe seminaresh

Qendra e Kërkimit Shkencor

Dekani i Fakultetit ekonomik

Laborator informatike

Kati 10

Salla leksionesh dhe seminaresh

Bar kafe

Godina 2

 

Kati 7

Palestra

Kati 8

Salla leksionesh dhe seminaresh

Zyra e karrierës

Përgjegjësi i Departamentit Kontabilitet- Financë

Përgjegjës i departamentit Menaxhim Turizëm

Përgjegjës i Departamentit Menaxhim Biznes

Tualet

Kati 9

Dekani i Fakultetit Ekonomik

Stafi akademik Financë- kontabilitet

Stafi akademik Menaxhim Turizëm

Stafi akademik Menaxhim Biznes

Tualete

 

Kati 10

Salla leksionesh dhe seminaresh

 

Kalendari Akademik 2016-2017