Amarildo Almuça

         Kontakt:

         Tel:  +355692030456

         Email: a.almuca@hotmail.com

 

Amarido Allmuça ka ndjekur studimet në degën Financë-Kontabilitet në Kolegjin Universitar “Logos”, gjatë viteve 2006-2008.

Pasi përmbushi ciklin e parë të studimeve bachelor vijoi studimet në ciklin e dytë master profesional në Financë-Kontabilitet, studime të cilat i mbylli me rezultate maksimale.

Amarildo tashmë është i integruar në tregun e punës. Përgatitja e duhur që mori gjatë viteve të studimit në Logos, bëri të mundur që ai të fitonte një vend pune fill pas dhënies së provimeve përfundimtare, duke u integruar në sistemin bankar ku edhe punoi për afro 1 vit.

Me synimin që të bëhej një profesionist i mirëfilltë i kontabilitetit dhe financës, Amarildo u transferua në një kompani shqiptare ku filloi në pozicionin arkëtar dhe brenda një periudhe 3 vjeçare arriti të bëhej titullar i departamentit të kontabilitetit e finacës. Ky pozicion i dha një ekperiencë shumë të vyer në disa drejtime: kontabilitet, kosto, eksperienca doganore e ligjore.

Pas një formimi të përgjithshëm në këtë kompani, Amarildo ndihej i përgatitur për të hedhur hapin e radhës, kështu që aplikoi në një koorporatë ndërkombëtare dhe fitoi pozicionin e financierit e kontabilistit. Eksperienca në këtë kompani i përforcoi aftësinë në raportimin financiar. Marrëdhënia me kompani të mirëstrukturuara ku respektohet hierarkia në punë dhe përgjegjësia qëndron në majën e qëllimeve të koorporatës, kontribuon pozitivisht në mënyrë të vazhdueshme në formimin e tij.

Amarildo tashmë është një profesionist i fushës së kontabilitetit e financës dhe vazhdon më tej në rritjen e aftësive profesionale duke synuar çertifikime të mëtejshme si marrja e titullit Kontabel i Miratuar etj.

“Studimi në një institucion serioz që ofron programe studimi të standarteve të larta e për më tepër me orientim praktik arritja e rezultateve të larta, zotërimi i gjuhëve të huaja, aftesitë kompjuterike kryesisht për programe të lidhura me profesionin, aftesia e komunikimit, pregatitja e përditshme e përditësimi me legjislacionin, janë çelësi i suksesit”, na thotë ai.

 

Besfort  Ferhati

Kontakt:

Tel:  0693386626

Email: besfort.ferhati@spitaliamerican.com

 

Besfort Ferhati pasi ka përfunduar studimet në ciklin e parë të studimeve Bachelor në degën Biologji në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndoqi studimet Master Profesional në degën: Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë në Kolegjin Universitar “Logos” me rezultate të shkëlqyera.

Fillimisht ka punuar në një kompani farmaceutike si përfaqesues mjekësor për rreth një vit dhe prej gati pesë viteve punon në qendrën shëndetësore në spitalin amerikan 2 si embriolog klinik.

Besforti ka kryer një trajnim për Embriologjinë klinike në “Hakan Satiroglu Clinic” në Ankara, Turqi dhe është shumë aktiv me botime artikujsh, studime e pjesëmarrje në konferenca të ndryshme.

Konkretisht, Besforti është pjesëmarres dhe co-autor i dy posterave në “18th World Congress of Controversies in Obstetrics, Gynaecology and  Infertility”: “Male infertility, its effect in intra-cytoplasmic sperm injection (ICSI) success rates compared to non-male infertility: a case control study” dhe “Intra-Cytoplasmic Sperm Injection (ICSI) outcome on women 40 years old and over: a retrospective study”.

Diplomën në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional në Kolegjin Univtersitar “Logos” e mbrojti me temën: “The effects of randomly induction of Ca 2+ Ionophore supplement in  fertilization rate, embryonic development and formation of blastocyst  after ICSI”.

Ka prezantuar në konferencen e Departamentit në Obstetrikë-Gjinekologjisë të Spitalit Amerikan, temën: “Fertilizimi in-Vitro” dhe më vonë në një konferencë tjetër të të njejtit Departament, prezantoi temën: “Clinical pregnancy achieved after in vitro oocytes maturation of an M 1 Oocyte and ICSI  in a patient with poor ovarian response”.

 

Bledi Cani

Kontakt:

Tel: 0682661500

 

Bledi Cani ka ndjekur studimet në degën Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë në Kolegjin Universitar “Logos”, gjatë viteve 2005-2007

Pasi përmbushi ciklin e parë të studimeve bachelor, vijoi studimet në ciklin e dytë master profesional në Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë, studime të cilat i mbylli me rezultate maksimale.

Fill pas finalizimit të studimeve të tij në Kolegjin Universitar “Logos” në sajë të rezultateve të shkëlqyera që kishte arritur, Bledi u punësua në Qendrën Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi” si teknik laboratori mikrobiologjik, pozicion të cilin mbart edhe aktualisht me me sukses.

 

               

               Olgert Xhafer

               Kontakt:

              Tel: +355695604147

              Email: kristixhaferi@yahoo.com

 

“Jam krenar që kam qenë student i Kolegjit Universitar “Logos” pasi arritja e suksesit vjen si pasojë e shkollimit cilësor për të qenë i denjë në tregun e punës”.

Olgert Xhaferi ka kryer studimet në ciklin e parë të studimeve bachelor dhe më pas në ciklin e dytë të studimeve master profesional në Financë-Kontabilitet në vitet 2010-2015 në Kolegjin Universitar “Logos”, studime të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Motivimi për çdo studentet është mënyra më e mirë për ta çuar atë drejt suksesit, prandaj si student me rezultate të shkëlqyera, Olgerti ka përfituar bursë të plotë nga Kolegji përgjatë të gjithë viteve të studimit.

Sapo u diplomua në ciklin e parë të studimeve, Olgerti u punësua si financier në KOASH (Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë), pozicion të cilin e mban aktualisht.

“Pasi përfundova studimet në ciklin e parë të studimeve bachelor, ndjehesha gati për të ushtruar profesionin e financierit në sajë të orientimit praktik të programeve të studimit që na ofronte Kolegji Universitar “Logos” me profesorë që janë specialistë të fushës e emra të njohur në treg”, thotë ai. “Të arrish suksesin do të thotë të zgjedhësh mjetet e duhura që të çojnë drejt tij. Suksesi arrihet duke pasur vetëbesim në zgjedhjen e profesionit  duke synuar përsosjen, duke i vënë qëllime vetes, duke mësuar me ngulm, duke mbartur përgjegjësi në çdo hap”.

Për shkak të pozicionit  në zyrën qëndrore të financës ku përfshihen të gjitha institucionet e KOASH-it në gjithë Shqipërinë në përgjegjësinë e kontabilizimit të disa ndërrmarjeve, duke filluar që nga çelja e bilancit, deri tek mbyllja e pasqyrave financiare vjetore, përfshirë deklarimet elektronike, të realizuara me programin e informatizuar Financa 5, në zbatim të Standarteve Kombëtare të Kontabilitetit, përfshirja në problematika lidhur me legjislacionin tatimor gjatë këtyre viteve ka kompletuar profilin e tij si profesionist në fushën e kontabilitetit e të financës. Olgerti vazhdimisht ndjek trajnime duke synuar çertifikime të mëtejshme si marrja e titullit Kontabël i Miratuar e më tej.