Karta e identifikimit të Studentit

Studentët e Kolegjit Universitar “LOGOS” të cilët kanë bërë regjistrimin përfundimtar, si dhe ata që kanë ripërtërirë regjistrimin, pajisen me Kartën e Studentit, e vlefshme për periudhën e studimeve që u shërben për identifikim dhe akses në të gjitha ambientet e Kolegjit. Formati i kartës i pajisur me fotografinë e studentit, në të cilën janë të shënuara numri i IDsë, numri i Matrikulës dhe numri i Kartelës së regjistruar në bibliotekën e Kolegjit, i shërben studentit për të hyrë në provim apo për të përftuar çdo shërbim, si vërtetime zyrtare nga Kolegji.