Funksioni i Këshillit Studentor:

______

Këshilli studentor është një hallkë e rëndësishme në jetën studentore. Këshilli studentor zgjidhet nga studentët për një periudhë dyvjeçare. Pjesëmarrja e studentëve në qeverisjen e Kolegjit Universitar «Logos» realizohet nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në strukturat drejtuese: në Senatin Akademik, në  Këshillin e Etikës dhe në Komisionin e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.

Bashkëpunimi dhe konsultimi me studentët shprehet dhe në takimet e rregullta me Rektoratin, në tavolinat e rrumbullakëta tematike që zhvillohen me grupe studentësh.

Institucioni tërheq mendimin dhe vlerësimin e studentëve në përfundim të çdo lënde, duke u kërkuar të plotësojnë në kushte konfidenciale formularin përkatës, ku shprehin lirshëm  opinionin mbi ecurinë e kursit, mbi performancën dhe përkushtimin e pedagogut gjatë procesit mësimor. Mendimet dhe vlerësimet e studentëve i nënshtrohen një vlerësimi realist që çon domosdoshmërisht në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të programeve mësimore.

Studentët organizohen në këshillin studentor në nivel njësie kryesore, dhe në nivel të Kolegjit Universitar «Logos».

Këshilli i Studentëve zgjidhet çdo dy vjet nga votat e studentëve dhe mbështetet në legjislacionin në fuqi. Në rastet kur një individ i zgjedhur në Këshillin e Studentëve përfundon studimet universitare, ai zëvendësohet nga kandidati pasardhës në renditje për nga numri i votave të grumbulluara në zgjedhjet e fundit, deri në përfundim të mandatit të nisur.

Këshilli i Studentëve shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të Kolegjit Universitar «Logos», si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, përcaktimin e tarifave të shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët, bilancet vjetore paraprake të shpenzimeve ose ndarjen e burimeve financiare, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.

Përbërja e Këshillit Studentor:

______

FOTAQ VENETI Kryetari i Keshillit Studentor_500x500

FOTAQ VENETI

Kryetari i Këshillit Studentor. Senator

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara. Dega: Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë. Viti III...

ENEA LILA Zv Kryetar i Keshillit Studentor_500x500

ENEA LILA

Zv/Kryetar i Këshillit Studentor

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Dega: Informatikë e Zbatuar Viti III Bachelor

KOSTANDIN GOSKOLLI Zv Kryetar i Keshillit Studentor_500x500

KOSTANDIN GOSKOLLI

Zv/Kryetar i Këshillit Studentor

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Dega: Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësore Viti II...

ELENI PAPAPANU Sekretare e Keshillit Studentor_500x500

ELENI PAPAPANU

Sekretare e Këshillit Studentor.

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Dega: Informatikë e Zbatuar Viti II Bachelor

ENISA DODAJ Sekretare e Keshillit Studentor_500x500

ENISA DODAJ

Sekretare e Këshillit Studentor

Fakulteti Ekonomik Dega: Menaxhim Biznes Viti I Bachelor

MARIOLA MANXHARI Fakulteti i Shkencave te Aplikuara_500x500

MARIOLA MANXHARI

Anëtare Këshilli Studentor

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara. Dega: Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë Viti II...

SARA SINANAJ Fakulteti Ekonomik_500x500

SARA SINANAJ

Anëtare Këshilli Studentor

Fakulteti Ekonomik Dega: Menaxhim Turizëm Vitii II Bachelor

ARLINDA CUPI Fakulteti Ekonomik_500x500

ARLINDA CUPI

Anëtare Këshilli Studentor

Fakulteti Ekonomik Dega: Financë Kontabilitet Vitii II Bachelor

STERIO HYSAJ Fakulteti i Shkencave te Aplikuara_500x500

STERIO HYSAJ

Anëtar Këshilli Studentor

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Dega: Teknië e Lartë në Laboratorë Mjekësorë Viti II...

AURELA XHARDJA Fakulteti i Shkencave te Aplikuara_500x500

AURELA XHARDJA

Anëtare Këshilli Studentor

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Dega: Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë Viti III...

JORGJIA METELLARI Fakulteti i Shkencave te Aplikuara_500x500

JORGJIA METELLARI

Anëtare Këshilli Studentor

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Dega: Informatikë e Zbatuar Viti II Bachelor

MANUEL NUREDINI Fakulteti i Shkencave te Aplikuara_500x500

MANUEL NUREDINI

Anëtar Këshilli Studentor

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Dega: Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë Viti III...

LEANDRA GROPAJ Fakulteti i Shkencave te Aplikuara_500x500

LEANDRA GROPAJ

Anëtare Këshilli Studentor

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Dega: Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë Viti II...

VASIA PALLARI Fakulteti i Shkencave te Aplikuara_500x500

VASIA PALLARI

Anëtar Këshilli Studentor

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Dega: Informatikë e Zbatuar Viti I Bachelor

PAULA SHERAJ Fakulteti i Shkencave te Aplikuara_500x500

PAULA SHERAJ

Anëtare Këshilli Studentor

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Dega: Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësore Viti I...