Çfarë është Zyra e Këshillimit të Karrierës                                                                                  

Zyra e Këshillimit të Karrierës është pjesë përbërëse e strukturës së Kolegjit Universitar “LOGOS” që vendos në qendër të vëmendjes studentin dhe synon stimulimin e talenteve individuale të tyre.  Ajo është një nga hallkat kryesore të lidhjes së institucionit tonë me nevojat e tregut të punës dhe atë të investimeve.

Zyra e Këshillimit të Karrierës ka për qëllim të përmbushë të gjitha kërkesat për informim të studentëve mbi proçesin mësimor; kryerjen e praktikave mësimore; për proçesin e diplomimit; mundësitë e punësimit dhe sipërmarrjes, etj.

Përbëhet nga dy seksione: seksioni stimulimit të karrierës profesionale dhe seksioni i startup-it dhe i stimulimit të biznesit. 

Stimulimi i karrierës profesionale:

  • Informimi i studentit me elementët përbërës të proçesit mësimor, këshillimi i tyre për vlerat e programit që kanë zgjedhur, rëndësinë e praktikave mësimore, rruga që duhet ndjekur gjatë procesit të diplomimit.
  • Njohja e vazhdueshme e nevojave të tregut të punës për specialitetet që studentët përvetësojnë në auditorët e Kolegjit Universitar “LOGOS”.
  • Shfrytëzimi i praktikave mësimore të studentëve në funksion të perspeketivave të ardhshme për një vend pune pas mbarimit të shkollës.
  • Ndihma  praktike e studentëve për plotësimin e C.V dhe e letrës së interesit në përputhje me vendin e punës ku do të konkurrojnë qoftë ky me kohë të pjesshme apo me kohë të plotë për vitin e fundit.
  • Këshillime për të realizuar përgatitjen e duhur psikologjike të studentëve për të përballuar një intervistë pune që ka si qëllim  evidentimin e aftësive të tyre individuale.
  • Lidhja e domosdoshme me qendrat e specializuara të gjetjes së punës pas mbarimit të shkollës dhe klasifikimi i dëshirave dhe mundësive që ka çdo student për një vend pune.
  • Trajnim për njohjen e formave të kërkimit të një vendi pune me anë të internetit, shtypit periodic, etj dhe lidhja e shkollës me qendrat e punësimit pranë bashkive. 

Çështjet e startup-it dhe stimulimit të biznesit:

  • Stimulimi i shpirtit sipërmarrës së studentëve nëpërmjet përgatitjes së duhur psikologjike dhe evidentimit të talentit personal në “tryezën e ideve” të zyrës.
  • Përvetësimi i metodave për vlerësimin dhe matjen e probabilitetit të suksesit të një ideje biznesi.
  • Lidhja me shoqatat e startup-it në Shqipëri dhe jashtë saj për ballafaqimin e ideve të biznesit.
  • Ndërtimi i prototipeve për produkte që hyjnë në sistemet e startup-it.
  • Nxitja e pjesëmarrjes në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare për paraqitjen e një ideje biznesi.
  • Nxitja e patentave për produkte të ndryshme intelektuale apo ide biznesi të materializuara me ndihmën e sistemeve që ofron Euroaxess Albania.
  • Gjetja e formave optimale për financimin e studimit të një biznesi start-up mbi bazën e politikave shtetërore apo private në këtë drejtim.