MANUAL

MBI

POLITIKAT DHE PROCEDURAT
E SHLP “LOGOS” NE ZBATIM TE MISIONIT DHE QELLIMIT TE SAJ

 

 

TIRANE, SHTATOR 2012

 

 

Politikat dhe Procedurat e SHLP “LOGOS” ne Zbatim te Misionit dhe Qellimit te Saj

Autoritetet drejtuese te SHLP “LOGOS”, kujdesen qe ne te gjithe veprimtarine mesimore-kerkimore dhe edukativo-kulturore, te zbatojne politika dhe procedura shoqeruese per plotesimin e standardeve qe kerkon Hapesira Europiane e Arsimit te Larte. Konkretisht grupi i punes i ngritur per kete qellim eshte perpjekur qe ne punen e tij:

  • Se pari, te ndertoje politika zhvillimi ne perputhje me misionin e Institucionit.
  • Se dyti, te organizoje programet e studimit qe ofron.
  • Se treti, te integroje procesin e mesimdhenies me kerkimin shkencor.
  • Se katerti, te hartoje politika per rekrutimin e stafit akademik.
  • Se pesti, te percaktoje procedurat per vleresimin e studenteve dhe organizimin e tyre.
  • Se gjashti, te beje publik informacionin me qellim qe te gjithe partneret dhe publiku i gjere te informohen per vlerat e Institucionit, te programeve te studimit qe ofron, te kurikulave, sherbimeve, etj.
  • Se shtati, te siguroje burimet e nevojshme per mbeshtetjen e procesit mesimor.
  • Se teti, te ndihmoje per kultivimin e kultures se cilesise ne Institucion, si pjese e brendshme dhe e qendrueshme e tij. 

Hartimi i Politikave te Zhvillimit ne Perputhje me Misonin e Institucionit

Misioni i SHLP “LOGOS” synon, ne perputhje te plote me ligjin e Arsimit te Larte Nr. 9741, Date 21.05.2007 “Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise”, i ndryshuar, udhezimi Nr. 15, date 04.04.2008, Urdhrin Nr.126, Date 17.03.2011 “Per Miratimin e Standardeve Shteterore te Cilesise per Vleresimin dhe Akreditimin Institucional te Arsimit te Larte”, si dhe ne te gjitha aktet ligjore dhe nenligjore ne fuqi per Arsimin e Larte, tu jape studenteve njohuri baze, mbeshtetur ne metodat dhe parimet shkencore te pergjithshme si dhe aftesi dhe kompetenca konkrete sipas llojit te profesionit dhe qe karakaterizojne profilin edukativo-kulturor dhe profesional te cdo programi studimi qe zhvillohet ne auditoret e Intitucionit.

Programet e studimit universitat qe ofron SHLP “LOGOS” jane hartuar ne menyre te tille qe te lehtesohet ambientimi i studentit me mjedisin universitar. Shprehur me qarte, misioni i SHLP “LOGOS” synon nje formim sa me cilesor te studenteve duke ofruar mundesi dhe krijuar hapesira te nevojshme ne rrugen e tyre drejt te ardhmes europiane.

SHLP “LOGOS” perfaqeson nje strukture te perbere dhe te integruar, qe ofron plane dhe programe mesimore cilesore, te qendrueshme dhe te krahasueshme me sistemet arsimore europiane te Arsimit te Larte, kjo me qellim te transmetoje dije dhe njohuri ne disiplinat shkencore dhe profesionale, per pergatitjen e specialisteve te rinj te afte qe t’i sherbejne zhvillimit ekonomik dhe social ne nivel kombetar, rajonal dhe me gjere.

 

SHLP “LOGOS” eshte i organizuar ne dy fakultete:

Fakulteti i Ekonomise me programet e studimit:

  1. Finance Kontabilitet
  2. Menaxhim Biznes
  3. Menaxhim Turizem 

Fakulteti i Shkencave te Aplikuara me programet e studimit:

  1. Informatike e Zbatuar
  2. Teknik i Larte Laboratoresh Mjekesore
  3. Qendra e Kerkimit dhe Zhvillimit

Funksionimi i programeve te studimit te ciklit te pare “Informatike e Zbatuar” dhe “Menaxhim Turizem” mbeshteten ne VKM Nr. 1055, Date 29.07.2009, “Per Licensimin e Shkolles se Larte Private LOGOS” si dhe ne lejen per ushtrimin e veprimtarise akademike te leshuar me urdher te Ministrit te Arsimit dhe Shkences Nr. 396, Date 02.08.2010.

Funksionimi i programeve te studimit te ciklit te pare “Finance Kontabilitet”, “Menaxhim Biznes” dhe “Teknik i Larte Laboratoresh Mjekesore”, mbeshtetet ne Urdhrin e Ministrit te Arsimit dhe Shkences Nr. 1 Date 06.01.2011 dhe lejen per ushtrimin e veprimtarise akademike me urdher te Ministrit te Arsimit dhe Shkences Nr. 481, Date. 03.10.2011.

Me Urdher Nr.  282 te MASH dt 04.07.2012 u miratua Akreditimi Institucional dhe per 5 ( pese }Programet e Studimit per ciklin e pare te studimeve “Bachelor”

Vlen te theksohet Procesi i vleresimit Institucional i SHLP” LOGOS “ eshte kryer nga APAAL ne bashkpunim me eksperte te huaj, me pjesmarjen e ekspertes gjermane Jana Mohren, ASIIN Head of International Office, QA expert.      

SHLP “LOGOS” ne gjithe procesin edukativo-mesimor dhe kerkimor-shkencor mbeshtetet ne infrastrukturen ligjore te MASH duke ruajtuar transparencen mbi veprimtarine e saj. Autonomia dhe liria akademike e Institucionit ndihmojne ne realizimin e misionit dhe te qellimit te tij dhe gjejne pasqyrimin e tyre ne Statutin dhe Rregulloren e brendshme te hartuat nga Intitucioni  e te miratuar nga Senati dhe shprehen ne lirine e mesimdhenies, lirine e kerkimit shkencor, lirine e krijimit.

SHLP “LOGOS” funksionon juridikisht dhe financiarisht brenda Fondacionit LOGOS me Nr NIPT K81909451V. Qe ne aktin e themelimit,Date 08.06.2008 dhe ne statutin e Fondacionit LOGOS eshte percaktuar karakteri edukativo-mesimor dhe jo-fitimpruresi tij.

Shkolla e Larte Private “LOGOS” gezon mbeshtetjen e plote, perkujdesin e vazhdueshem dhe ndihmen financiare te Fortlumturise se Tij Kryepiskopit te Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise Profesor Doktor ANASTASIT, qe eshte dhe Presidenti i Institucionit.

Tipari jo-fitimprures i Fondacionit LOGOS eshte edhe kriteri prioritar i funksionimit te SHLP “LOGOS”. Kjo pasqyrohet ne vecanti ne tarifat konkurruese te shkollimit per te gjitha programet e studimit, ne dhenien e bursave dhe ndihmave studenteve ne nevoje dhe ne vecanti ne politiken mbeshtetese qe ndjek shkolla per studentet me aftesi te kufizuara, ne ndarjen me keste te pageses vjetore, per te lehtesuar sa me shume, ngarkesen ekonomike te studenteve dhe me synimin tu sherbeje dhe te ndihmoje te rinjte ne arsimimin e tyre duke i sherbyer ne kete menyre komunitetit ne formimin dhe ngritjen e nivelit arsimor.

 

Te ardhurat per financimin e veprimtarise edukative, mesimore dhe shkencore te SHLP “LOGOS” sigurohen nga:

  • Kontributi fillestar i themeluesit te Fondacionit
  • Te ardhurat nga kuotat qe paguajne studentet
  • Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise
  • Dhuratat apo donacionet e ofruara nga subjekte private ose publike, vendas apo te huaj
  • Te ardhurat nga veprimtaria ekonomike e Fondacionit

Financimi ne keto raste behet nga burime te ligjshme sipas kontratave dhe marreveshjeve qe  lidhen me to konform legjislacionit ne fuqi ne Republiken e Shqiperise dhe legjislacionit nderkombetar te pranuar nga marreveshjet nderkombetare te Republikes se Shqiperise.

Kuotat e shkollimit per vitin akademik 2011-2012 te ndara sipas programeve te studimit jane si me poshte:

  1. Menaxhim Turizmi 150 mije leke ne vit
  2. Finance Kontabilitet 150 mije leke ne vit
  3. Menaxhim Biznesi 150 mije leke ne vit
  4. Informatike e Zbatuar 170 mije leke ne vit
  5. Teknik i Larte Laboratoresh Mjekesore 180 mije leke ne vit

Tarifat e studimit paguhen ne Leke (Leku eshte Njesia Baze Monetare e Republikes se Shqiperise).

Stabiliteti ekonomik i Fondacionit (perfshire dhe aktivitetin e SHLP “LOGOS”) eshte i padiskutueshem, ne cdo moment themeluesi i Fondacionit Profesor Doktor ANASTASI, gjendet i pranishem me kontributin e tij ne funksionimin normal te veprimtarise mesimore edukative dhe shkencore te SHLP “LOGOS”.

Per zhvillimin e veprimtaris mesimore kerkimore Sh.L.P “LOGOS”, si pjese e Fondacionit  “LOGOS”, themeluar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise, perdor pronen ( objektin) ne zoterim te kesaj te fundit ( KOASH ) ne formen e huaperdorjes pa shperblim. Objekti ne perdorim te SHLP “LOGOS “ perbehet nga kulla e trete e pasurise me nr. 111  me vendodhje  Rruga   “Dritan Hoxha “ pallatet “ KOMFORT” perball pallatit te sportit “ Asllan Rusi” Tirane, ne baze te kontrates se huaperdorjes te lidhur midis paleve  (    Huadhenes  KOASH dhe Huamarres Fondacioni :LOGOS )  ne daten  01/ 07/ 2008 Tirane.

 

Organizimi i Programevete Studimit

SHLP “LOGOS” perdor mekanizma zyrtare per miratimin, monitorimin dhe rishikimin e programeve te studimit nga organet perkatese. Forma e organizimit te programeve te studimit ne SHLP “LOGOS” eshte studime me kohe te plote.

Programet e studimit me kohe te plote ofrohen  per ciklin e pare te studimit “Bachelor”.

Realizimi i formes se studimit me kohe te plote behet sipas propozimit te SHLP “LOGOS” me miratimin e Ministrise se Arsimit dhe Shkences ne perputhje me ligjin e Arsimit te Larte Nr. 9741, date 21.05.2007 dhe Akteve te tjera nenligjore perkatese.

SHLP “LOGOS” ofron programe te licensuara dhe te akredituara te studimeve universitare te organizuara ne module dhe te vleresuara ne kredite, sipas sistemit europian te transferimit te krediteve (ECTS). Sasia e krediteve per nje vit akademik eshte 60 kredite. Programet e studimeve universitare hartohen nga fakultetet dhe miratohen ne senatin akademik. Ato hartohen ne perputhje me kerkesat e ligjit te Arsimit te Larte Nr. 9741, date 21.05.2007 dhe udhezimet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences.

Cdo lende apo modul ka permbajtjen e saj/tij ne perputhje me programet e studimeve te miratuara. Programet e lendeve hartohen sipas kritereve dhe formatit te miratuar nga SHLP “LOGOS”  prej anetareve te personalit akademik qe jane titullare te lendes. Programet e studimit konsultohen nga grupi mesimor-kerkimor perkates i departamentit dhe miratohen nga pergjegjesi i departamentit dhe dekani i fakultetit. Programet e studimeve universitare ne SHLP “LOGOS” organizohen ne ciklin e pare te studimeve. Ne programet perkatese te studimeve percaktohen edhe objektivat e synuara per formimin profesional te te diplomuarve. Objektivat formuese, percaktuese, te pergjithshme apo specifike, mbajne parasysh kerkesat per nivele cilesore dhe bashkekohore. Ne SHLP “LOGOS”, me perfundimin e studimeve te ciklit te pare  leshohet:

  1. Diplome e ciklit te pare “Bachelor”

Kohezgjatja normale e programeve te ciklit te pare me kohe te plote eshte 3 vite dhe per te fituar kete diplome studenti duhet te kete grumbulluar 180 kredite.

SHLP “LOGOS” eshte perpjekur qe te ofroje programe studimi te mbeshtura ne pervojen e universiteteve brenda dhe jashte vendit dhe mjaft te kerkuara ne tregun e punes dhe ne perspektiven e zhvillimit ekonomiko-shoqeror te vendit e me gjere. Mund te permendim ketu programin per “Menaxhim Biznesi”, “Finance Kontabilitet”, “Informatike e Zbatuar”, “Menaxhim Turizmi” apo “Teknike e Larte Laboratoresh Mjekesore”. Nga sondazhet e kryera rezulton se studentet qe zgjedhin SHLP “LOGOS” dhe programet e studimit qe ajo ofron jane shume te kenaqur ne teresine e parametrave te ofruara.

Integrimi i Procesit te Mesimdhenies me Kerkimin Shkencor

Kerkimi shkencor baze eshte veprimtari qe ndermerret per te permbushur misionin e njesive baze dhe kryesore per kerkim shkencor sipas standardeve bashkekohore. Kerkimi shkencor baze nenkupton studime plotesuese ne fushat e veprimtarise se njesive kryesore. Keto studime duhet te synojne ritmet e zhvillimit teorik bashkekohor, ne koherence me arritjet ne fushat perkatese brenda dhe jashte vendit.

Veprimtaria e kerkimit dhe zhvillimit shkencor qe kryhet ne SHLP “LOGOS” synon ne rritjen e cilesise se arsimimit nepermjet integrimit te kerkimit shkencor me mesimdhenien. Ajo i krijon stafit akademik mundesi te vazhdueshme ne plotesimin e disiplinave mesimore me njohuri shkencore, nepermjet perfshirjes ne programet mesimore te metodave, metodikave, teknologjive te reja, permireson kualifikimin e personelit akademik dhe krijon mjete materiale per zhvillimin e procesit mesimor ne SHLP “LOGOS”. Veprimtarite kerkimore percaktohen ne Rregulloret e SHLP “LOGOS” dhe kryhen mbi bazen e planeve, programeve dhe projekteve te miratuara sipas procedurave te percaktuara ne statut.

Veprimtarite kerkimore behen mbi bazen e planit te zhvillimit strategjik te SHLP “LOGOS”, te programeve dhe projekteve te miratuara, sipas procedurave te percaktuara ne ligjin per Arsmin e Larte ne Republiken e Shqiperise Nr. 9741, Date. 21.05.2007, i ndryshuar, si dhe akteve te tjera ligjore dhe nenligjore ne fuqi.

 

Rekrutimi i Stafit Akademik

SHLP “LOGOS” eshte perpjekur te hartoje politika per rekrutimin e stafit akademik te cilat synojne ne vijimesi perzgjedhjen e nje stafi akademik te kualifikuar dhe te afte. Ne kete drejtim, Institucioni i eshte permbajtur me rigorozitet kerkesave te infrastruktures ligjore te Arsimit te Larte si dhe procedurave te vendosura ne menyre qe pedagoget te kene njohuri dhe kuptim te plote te lendes qe japin, te kene aftesite per te transmetuar ne menyre efektive njohurite dhe kuptueshmerine te studentet, ne kontekstin e mesimdhenies. Personeli akademik kryen veprimtari te mesimdhenies, kerkimit shkencor, sherbime per zhvillimin e Institucionit, konsultim dhe keshillim per studentet dhe detyra te tjera administrative. Personeli akademik ne SHLP “LOGOS” sipas rolit dhe veprimtarise qe kryen kategorizohet ne Profesor, Doktor dhe Lektor, sipas percaktimeve te Ligjit te Arsimit te Larte. Rekrutimi i stafit akademik behet sipas kritereve dhe nevojave te Institucionit dhe procedurave te percaktuara ne konkurimin e kandidateve. Aktualisht, departamenti apo fakulteti paraqet kerkesen per plotesim te vendit vakant te punes duke specifikuar kriteret qe duhet te plotesoje kandidati. Kjo kerkese i percillet rektorit te SHLP “LOGOS” i cili shpall ne median e shkruar apo elektronike konkursin per kete vend vakant pune. Si kritere te percaktuara nga SHLP “LOGOS”:

  • Te kete mbaruar studimet universitare ne ciklin e pare dhe ne ciklin e dyte te studimeve.
  • Nota mesatare e diplomes bachelor dhe master shkencor te jete mbi 8.5.
  • Me tituj dhe grada shkencore (doktor, prof.as, prof. )
  • Preferohen me PHD te fituar jashte vendit.

Perzgjedhja e pedagogeve eshte bere nga nje komision i rekrutimit te stafit akademik mbeshtetur ne: a) dosjen e pedagogut dhe b) intervisten gojore te tyre.

Rektori ben miratimin perfundimtar te kandidatit fitues per personel akademik ose administrativ dhe vendos daten e fillimit te marredhenieve financiare dhe pagen mujore.

SHLP “LOGOS” lidh nje kontrate pune me personelin akademik. Marredheniet juridike te punes midis SHLP “LOGOS” dhe personelit akademik trajtohen ne perputhje me infrastrukturen ligjore te Arsimit te Larte. Ndersa, marredheniet juridike te punes me personelin ndihmes mesimor-shkencor dhe administrativ trajtohen sipas Kodit te Punes ne Republiken e Shqiperise.

Per te plotesuar nevojat e procesit mesimor, dekanati apo rektorati, me propozim te departamenteve, gezojne te drejten qe te ftojne per veprimtari mesimore dhe kerkimore personel akademik te ftuar per periudha te shkurtra kohe.

SHLP “LOGOS” monitoron ecurine akademike te stafit te mesimdhenies, kualifikimet e tyre, pjesemarrjen ne konferenca shkencore si brenda ashtu dhe jashte vendit, apo aftesimin profesional te tyre ne kurse kualifikimi jashte strukturave te SHLP “LOGOS”. Ky proces realizohet gjate semestrave nepermjet kontrolleve ne oret e mesimit, nepermjet intervistave me studentet duke stimuluar lirine e shprehjes ne drejtim te plotesimit sa me racional te kerkesave te tyre, nepermjet plotesimit te pyetesoreve nga ana e studenteve ne fund te semestrit apo vitit akademik ne procesin e anketimit te tyre.

 

 

Vleresimi i Studenteve dhe Organizimi i Tyre

 

Pranimi i studenteve ne SHLP “LOGOS” behet mbi bazen e disa kritereve te percaktuara dhe ne Statutin e Rregulloren e Institucionit. Konkretisht:

  1. Pranohen per tu rregjistruar shtetasit shqiptar ose te huaj qe plotesojne keto kushte:

a}   vertetojne me dokument zyrtar, mbarimin e shkolles se mesme ne Shqiperi ose jashte shtetit { ekuivalentuar sipas kritereve te percaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences}

b}    dokumentet e nevojshme per rregjistrim jane:

*    Formulari i aplikimit i { plotesuar dhe i vulosur}

*    Dokumenti i identifikimit{ pasaporta ose karta e identitetit}

*    Fotokopja e defteses se pjekurise e cikluar dhe e noterizuar

*    Dy fotografi dokumentash

*    Mandati i pageses se regjistrimit

*    Numuri i identifikimit te AVA

*    Gjate rregjistrimit studenti nenshkruan me Shkollen e Larte Private “Logos” kontraten e arsimimit

*     Gjate gjithe periudhes se studimeve, studenti duhet te zbatoje ligjet infrastrukturen ligjore te arsimit te larte ne Republiken e shqiperise si dhe  statutin e rregulloret e shkolles.

 

Nje kujdes te vecante SHLP “LOGOS” ne vazhdimesi i kushton pergatitjes dhe vleresimit te studenteve gjate vitit. Ne kete drejtim ai perdor nje sere mekanizmash qe studenti te jete ne monitorim te vazhdueshem nga gjithe stafi akademik, me qellim kjo formimin e studentit si nga ana profesionale ashtu dhe edukativo-kulturore. Institucioni vlereson dhe auditon veprimtarine  e fakulteteve dhe te departamenteve duke analizuar rezultatet mbi:

Mesataren e pergjithshme te notes se studenteve, perqindjen e kalueshmerise, pjesemarrjen ne provime dhe frekuentimin pergjate viti shkollor, hartimin e tezave te provimit, trasparencen e vleresimit te studenteve, trajnimet, informacionet shkencore dhe pjesmarjen e pedagogeve ne projekte dhe konferevca kombetare dhe nderkombetare, mbarevajtjen e praktikave profesionale ne institucionet financiare e bankare dhe ne kompanite e bisnesit me te cilat institucioni ka mareveshje bashkpunimi.

 Konkretisht, studenti ne perputhje te plote me Rregulloren e Pergjithshme, duhet te asistoje ne procesin mesimor ne masen 75% te volumit te lendes apo modulit, ne te kundert ai e humbet te drejten per tu kualifikuar ne sezonin e rregullt te provimeve.

Ne planet dhe programet mesimore eshte percaktuar vleresimi i dijeve te studentit, nepermjet aktivizimit ne seancat e seminareve dhe ushtrimeve dhe nepermjet dy testeve me shkrim gjate semestrit. Ne fund te semestrit, pedagogu ben vleresimin perfundimtar per lenden apo modulin perkates.

Fleta e provimit depozitohet prane sekretarise se institucionit brenda 7 diteve mbas kryerjes se provimit. Mekanizmat e monitorimit jane te pasqyruara dhe ne planet dhe programet e studimit dhe iu behen te qarta studenteve nepermjet pedagogut kujdestar, stendave te vendosura ne mur apo faqes se web-it.

Studenteve te vitit te fundit te ciklit te pare bachelor, qe ne fillim te vitit ne perputhje me kerkesat e ligjit te Arsimit te Larte u vihen ne dispozicion pyetjet per provimin e pergjithshem te formimit apo nje sere temash diplome per te bere perzgjedhjen e tyre. Edhe ne kete drejtim, institucioni perdor mekanizma te perzgjedhjes, kjo me qellim te rritjes se cilesise ne formimin e studentit. Studenti qe perzgjedh teme diplome eshte gjate gjithe kohes nen mbikqyrjen e pedagogut te perzgjedhur prej tij, ku fusha e temes perputhet me profesionalizmin e udheheqesit, procedura keto te percaktuara nga senati i universitetit ne bashkepunim me njesite kryesore dhe njesite baze.

Departamenti monitoron zbatimin me rigorozitet te kritereve ne perzgjedhjen e temes se diplomes nga studentet dhe ndjek nga afer bashkepunimin e udheheqesit me studentin. Perfshirja e studenteve ne punime diplome i stimulon ata per te punuar ne menyre te pavarur duke nxitur veprimtarine kerkimore-shkencore te tyre.

Para mbrojtjes se temes se diplomes, pjese e programit mesimor eshte edhe praktika profesionale, te cilen studentet e kryejne prane institucioneve financiare apo bankare, prane kompanive te biznesit, prane qendrave shendetesore me te cilat kemi marreveshje bashkepunimi[1]. Praktika profesionale kryhet ne perputhje me programin e hartuar nga departamenti perkates, sipas specialiteteve dhe monitorohet nga pedagoget e percaktuar per kete qellim. Ne fund te praktikes, studenti ploteson nje deklarate te firmosur nga punedhenesi dhe pedagogu monitorues per kryerjen e praktikes profesionale.

Ne partneritetin SHLP “LOGOS” me boten e biznesit (si punedhenes) synimi yne eshte dhe mbetet si te punojme se bashku per te pergatitur te rinjte per boten dhe kulturen e punes. Perben sfide per SHLP “LOGOS” qe nepermjet programeve mesimore qe ofron, kualifikimit te stafit akademik dhe hartimit te programit te pergatitjes profesionale, te garantoje nje formim teorik dhe profesional te studenteve ne menyre qe ti pajise ata me aftesi dhe kompetenca qe te plotesojne nevojat e punedhenesve ku ata kryejne praktiken profesionale. Studentet kryejne praktiken profesionale ne baze te nje programi te hartuar nga nje grup pedagogesh me te cilin (programin e punes) njihet punedhenesi dhe te dy palet ndjekin zbatimin e tij. Thelbi i kesaj forme organizimi eshte procesi ne te cilen si pedagogu perfaqesues i shkolles ashtu dhe punedhenesi nga kompania, monitorojne se bashku studentin. Vlerat e organizmit te praktikes profesionale per studentet mendojme se konsistojne:

  • Se pari, i motivon studentet dhe krijon nje vetebesim te ata se jane te afte qe njohurite e fituara ne shkolle i shohin te bashkerenduara me praktiken e punes dhe i nxit ata per nje angazhim me te madh ne procesin e te mesuarit.
  • Se dyti, mbeshtet dhe motivon studentet te fitojne aftesi te reja praktike qe lidhen me profesionin, si nje forme efikase per rritjen profesionale te tyre.
  • Se treti, zhvillimi i praktikes profesionale rrit aftesite e tyre per te qene konkurrues ne tregun e punes.
  • Se katerti, studentet e kane me te lehte te hyjne ne tregun e punes menjehere pas diplomit.

Studentet ndihen te kompletuar dhe te kenaqur kur punedhenesi i prezanton kompanine ku do te kryejne praktiken profesionale, i njeh me proceset e punes sipas profesionit qe kane studiuar. Vlerat e ketij partneriteti shkolle-punedhenes jane te dobishme edhe per punedhenesit, pasi atyre iu krijohet mundesia per te zgjedhur punonjes te rinj, si nje force punonjese potenciale te ardhme.

Ne forcimin e ketij partneriteti shkolle-punedhenes nje rol te rendesishem luan dhe interneti me informacione mbi zgjerimin e njohurive rreth botes se biznesit ne te cilin shkolla eshte perfshire sot dhe per te ardhmen.

 

Nje kujdes te vecante, SHLP “LOGOS” i kushton pershtatshmerise se dijeve teorike dhe praktike te studenteve me nevojat e ekonomise, si dhe pregatitjes se tyre mbeshtetur ne sdandardet europiane. Plotesimin e ketij objektivi Institucioni e shikon te lidhur me funksionimin e zyres se karrieres qe nepermjet ndertimit te mekanizmave konkrete, te stimuloje nga njera ane punen studimore dhe shkencore te studenteve dhe nga ana  tjeter pregatitjen sa me te mire te tyre per integrimin ne tregun e punes apo pjesemarrjen ne sipermarrje private.

SHLP “LOGOS” kujdeset ne vijimesi te punes se tij per funksionimin dhe vleresimin e zyres se keshillimit te studenteve, i jetes studentore te tyre, keshillimin e tyre nga pedagoget kujdestare ku studentet marrin nje informacion te gjere per jeten brenda Institucionit, per shembull: si te pergatisin nje CV, nje interviste pune, nje informacion mbi tregun e punes.

Informimi i Opinionit Publik

Per sigurimin me efektivitet te cilesise se programeve te studimit dhe aktiviteteve te tjera, SHLP “LOGOS” nje kujdes te vecante i kushton mbledhjes, analizimit dhe perdorimit te nje informacioni te pershtatshem dhe konkret per te pare se cfare ecen mire dhe cfare duhet permiresuar ne te ardhmen.

Ne pershtatje te plote me legjislacionin ne fuqi “Per te Drejten e Informimit”, SHLP “LOGOS” kujdeset per te drejten e njohjes se publikut te interesuar me informacionin qe ka te beje me veprimtarine e zhvilluar brenda tij; kjo edhe ne kuadrin e nxitjes  se integritetit, te transparences dhe te pergjegjshmerise se Institucionit. Informacioni qe publikohet duhet te mbuloje progresin e studenteve dhe shkallen e suksesit,  punesimin e te diplomuarve, sa te kenaqur jane studentet nga programet qe ata frekuentojne, efektivitetin e stafit akademik,burimet e disponueshme te mesimdhenies dhe kostot e tyre,  mbeshtetur kjo ne burimet e informacionit qe disponon Institucioni.

Informacioni i pergatitur ne Institucion, ne menyre te rregullt, te paanshem dhe objektiv eshte publikuar ne forma te ndryshme ne permbushje te rolit te institucionit kundrejt publikut te gjere. Shperndarja e informacionit realizohet me ane te faqes se internetit, broshurave te ndryshme, sekretarise mesimore, komunikimit nderpersonal, medias se shkruar dhe elektronike, etj. Ne fokus te informacionit te publikuar jane: programet qe ofrohen, rezultatet e tyre te pritshme te te mesuarit, kualifikimet qe ofrohen, mesimdhenia, format e vleresimit etj.

Me qellim bashkerendimin e punes per garantimin e te drejtes se informimit, Institucioni ka caktuar nje koordinator  i cili ka krijuar regjistrin e kerkesave dhe pergjigjeve me organizma te tjera duke vendosur nje numer rendor per secilen prej tyre. Dhenia e informacionit behet duke vene ne dispozicion te paleve nje kopje te plote te shkruar dhe nje kopje te plote te informacionit ne rruge elektronike, ne respektim te afateve te percaktuara dhe tarifat perkatese. Shperndarja e informacionit publikut te interesuar behet me ane te mediave, nepermjet intervistave, komunikatave per shtyp, njoftimeve publike, etj.

 

BurimetInfrastrukturore per Mbeshtetjen e Procesit Mesimor

Nje standard tjeter qe mbeshtet SHLP “LOGOS” me politikat e tij per sigurimin e brendshem te cilesise, eshte sigurimi i burimeve te disponueshme per mbeshtetjen e procesit te te mesuarit te studenteve. Burimet e te mesuarit dhe mekanizmat mbeshtetes te tyre ne intitucion jane lehtesisht te arritshme nga studentet per cdo program studimi te ofruar dhe ne monitorim te vazhdueshem per permiresimin e efektivitetit te sherbimeve. Mund te permendim ketu:

  • Institucioni eshte i pajisur me salla leksionesh dhe seminaresh te pershtatshme per zhvillimin e procesit mesimor ne perputhje me standardet e kohes.
  • Perdorimi i teknologjise bashkekohore (kompjuter dhe projektor) ne sallat e leksioneve dhe seminareve per te lehtesuar shpjegimin dhe pervetesimin e mesimit ne auditor.
  • Biblioteken ne sherbim te studenteve gjate gjithe javes, rifreskimin ne vijimesi te saj me literature profesionale si dhe biblioteka online ne bashkepunim me universitetin e Pireut.
  • Laboratoret e informatikes per formimin me njohuri kompjuterike ne lendet dhe modulet perkatese si dhe nje laborator informatike me akses per studentet qe ata te punojne ne menyre te pavarur per pergatitjen e detyrave te kursit qe permban programi mesimor apo per pergatitjen e temave te diplomave.
  • Laboratoret mjekesore mikrobiologjike dhe bioklinike ne dispozicion te studenteve per realizimin e programit mesimor te teknikeve te larte per laborator mjekesor.
  • Mbeshtetja e studenteve nga pedagoget kujdestare per cdo grup te vecante dhe keshillimi i tyre per cdo problem brenda ambienteve te institucionit.

Obiekti ne sherbim te Institucionit siguron infrastrukturen e nevojshme per zhvillimin me stadarde bashkekohore te procesit mesimor per te gjitha programet e studimit. Obiekti ne perdorim eshte i ndertuar me materiale cilesore qe plotesojne kushtet higjeno-sanitare per studentet, dhe personelin akademik dhe administrativ duke shmangur elementet e rrezikshmerise. Obiekti siguron akustike te mire ne ambientet e mesimit, eshte larg zonave te zhvillimit industrial, apo me ndotje mbi normat e lejuara sipas standardeve perkatese. Ai ploteson normativen e siperfaqes se shfrytezueshme dhe garanton kapacitete te kenaqshme per formimin teorik dhe praktik te studenteve ne te gjitha programet e studimit. Lartesia e ambienteve si dhe ndricimi natyral i ploteson normativat teknike (siperfaqja e dritareve mbulon me shume se 30% te siperfaqes se dyshemese) dhe ndricimi eshte i orientuar nga krahu i majte i studentit.

Ne vijim po japim ne menyre te permbledhur disa te dhena ne lidhje me ambientet e godines se Institucionit:

  • Siperfaqja e shfrytezueshme e obiektit..........
  • Burimet alternative te furnizimit me uje (depozita uji)
  • Burimet alternative te furnizimit me energji elektrike (gjeneratore)
  • Sistem ngrohje qendrore me kaldaje per te gjithe godinen
  • Ambiente laboratorike
  • Biblioteke
  • Siperfaqja e shfrytezueshme ne meter katror per student 10 metra
  • Ambiente per personelin akademik dhe administrativ
  • Salle konferencash e pajisur me mjete komunikimi pamore, degjimore dhe multimediale

Sigurimi i Cilesise si Pjese e Brendshme dhe e Qendrueshme e Institucionit

SHLP “LOGOS” eshte pergjegjese per sigurimin e brendshem te cilesise ne te gjithe strukturen organizative te tij. Per kete qellim, funksionon njesia qendrore e sigurimit te cilesise me pergjegjesine e implementimit dhe permiresimit te vazhdueshem te sistemit te cilesise mbeshtetur ne standardet shteterore te cilesise si dhe ne standardet dhe udhezimet europiane per Sigurimin e Cilesise ne HEAL.

Detyre e qendres se NJSBC-se eshte organizimi i vleresimit te brendshem te cilesise te programeve te studimit dhe te vleresimit te brendshem institucional. NJSBC ka autonomi operative dhe akses ne te gjitha te dhenat e Institucionit. NJSBC mbeshtetet dhe kryen veprimtarine e saj ne perputhje me udhezimet perkatese te APAAL. Konkluzionet e vleresimit te brendshem te cilesise mbeshteten ne analizen statistikore te te dhenave, ne konstatimet e nxjerra nga regjistrat, ne sondazhet, pyetesoret dhe intervistat e organizuara me stafin akademik, stafin joakademik dhe studentet. Anetaret e NJSBC-se publikojne rezultatet e vleresimit te kryer.

NJSBC vlereson periodikisht rezultatet e veprimtarive mesimore dhe kerkimore te njesive kryesore dhe njesive baze, ben analizen e tyre dhe cakton detyra ne permiresim te punes ne te ardhmen. Ne menyre te vazhdueshme NJSBC per programet e studimit qe ofron Institucioni ndjek zhvillimin me efektivitet te ores se mesimit. Realizimin e kesaj detyre ajo e mbeshtet ne: vleresimin cdo fillim viti te kurikulave per cdo lende te vecante te programeve te studimit qe ofron; zhvillimin e ores se mesimit me ne qender studentin dhe te mesuarit aktiv te tij; zhvillimin e ores se mesimit duke perdorur teknologjine bashkekohore (kompjuter, projektor); perfshirja ne leksione apo seminare e profesoreve te shquar apo specialisteve te fushes, te vendit ose te huaj. Pjese e punes se NJSBC-se eshte dhe zbatimi me korrektesi i disiplines ne shkolle nga te gjithe aktoret e saj (pedagoge, personel ndihmes, administrativ, studente). Zbatimi i disiplines lidhet me shfrytezimin e plote te ores se mesimit, me plotesimin e regjistrit nga pedagogu si nje dokument zyrtar i shkolles si dhe me respektimin e rregullave te percaktuara ne Rregulloren e Pergjithshme te institucionit dhe Rregulloret e njesive kryesore dhe njesive baze.

NJSBC e institucionit monitoron praktiken e njesive kryesore dhe te njesive baze mbi frekuentimin e procesit mesimor nga studentet pergjate semestrit, monitoron pergatitjen e tezave te provimit nga pedagoget, pjesemarrjen e studenteve ne teste dhe ne provime, transparencen ne vleresimin nga pedagoget, etj. Pedagogu iu rekomandon studenteve pervec literatures baze dhe nje sere burimesh te tjera informacioni, me qellim qe gjate ores se mesimit diskutimi te perqendrohet rreth ceshtjeve duke nxitur strukturen e debatit konstruktiv ne auditor me pjesemarrje te te gjithe grupit.

Pjese e punes se NJSBC-se eshte edhe hartimi i raportit te vetevleresimit te brendshem per akreditimin institucional dhe te programeve te studimit nga APAAL.

NJSBC mban lidhje te vazhdueshme me Agjensine Publike te Akreditimit te Arsimit te Larte per realizimin e vleresimit te brendshem te cilesise ne Institucionit.

 

 

 

Hartoi: Grupi i punes

Prof.Dr. Robert Andoni

Prof.As. Beatrice Polo

Prof.As. Vita Koja                                                                              Tirane, Shtator 2012

[1]BashkangjiturMarreveshjet