MISIONI & OBJEKTIVAT

Kolegji Universitar “LOGOS” ka si mision të zhvillojë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies e kërkimit shkencor me qëllim që të formojë specialistë të lartë në përputhje me përparësitë strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit.

Misioni

  • Të krijojë, të zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor
  • Të formojë specialistë të lartë në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit
  • Të përzgjedhë personelin akademik dhe personelin administrativ
  • Të mbështesë përparësitë strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit
  • Të ofrojë mundësi pët të diplomuarit që të përfitojnë nga të “mësuarit gjatë gjithë jetës”
  • Të vendosë marrëdhënie partneriteti me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit

Objektivat

  • Të garantojë autonominë e Kolegjit Universitar “LOGOS”, lirinë akademike si dhe të drejtat e studentëve
  • Të ofrojë programe studimi të mbështetura në përvojën dhe praktikat me të mira të vendeve europiane dhe në kriteret e sistemit të Bolonjës, të vlerësuara me ECTS
  • Të sigurojë dhe të ruajë cilësinë e institucionit dhe të programeve të studimit që ofron
  • Të zhvillojë kërkim shkencor në përputhje me fushat e programeve të studimit që ofron dhe me kërkesat e ligjit për arsimin e lartë
  • Të garantojë integrimin e veprimtarisë kërkimore shkencore me atë mësimdhënies
  • Të mbështesë aftësimin e personelit akademik në funksion të misionit të tij
  • Të garantojë sigurimin e brendshëm të cilësisë të Kolegjit Universitar “LOGOS”