NJËSIA E SIGURIMIT TË BRENDSHËM TË CILËSISË

Njësia Qëndrore e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë është strukturë autonome, e përhershme në strukturën organizative të Kolegjit Universitar “LOGOS”. Ajo përbëhet nga kryetari i njësisë, një përfaqësues nga çdo fakultet dhe një përfaqësues nga Këshilli i Studentëve. Përbërja vendoset nëpërmjet një proçedure me vetëkandidim dhe me miratim të senatit akademik të Kolegjit Universitar “LOGOS”. Njësia Qendrore e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë vlerëson periodikisht rezultatet e veprimtarive mësimore dhe kërkimore-shkencore të njësive kryesore. Njësia ka autonomi operative dhe akses në të gjitha të dhënat e Kolegjit Universitar “LOGOS”. 

FUNKSIONET

Njësia e Sigurimit të Bredshëm të Cilësisë:

  • Planifikon dhe organizon vlerësimin e brendshëm të cilësisë të programeve të studimit dhe vlerësimin e brendshëm të institucionit
  • Ngre Grupin e Vlerësimit të Brendshëm, ku merr pjesë edhe një përfaqësues nga këshilli studentor dhe një ekspert i jashtëm
  • Vlerëson periodikisht efikasitetin e veprimtarive mësimore, kërkimore, si dhe të veprimtarive administrative e financiare të institucionit
  • Ka autonomi operative dhe akses në të gjitha të dhënat e institucionit
  • Realizon veprimtarinë e saj në Kodin e Cilësisë në Arsimin e Lartë në bashkëpunim me Agjencinë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë
  • Realizon në veprimtarinë e saj: analiza statistikore të të dhënave, bazuar në të dhënat e evidentuara në regjistrat, në pyetësorët dhe intervistat e organizuara me stafin akademik dhe studentët

Vlerësimi i brendshëm i programeve të studimit apo vlerësimi i brendshëm institucional organizohet nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm një herë në vit. Të dhënat e vlerësimit, Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë i publikon në faqen zyrtare të Kolegjit Universitar “LOGOS”.

 

 

RAPORTI VLERESIMI 2015-2016

Raport Vleresimi 2015-2016 Logos