Prof. Dr. Xhezair Teliti
Prof. Dr. Xhezair Teliti
Email: rektori@shlplogos.edu.al

Të dashur studentë!

Në emër të gjithë stafit akademik ju uroj mirëseardhjen në Kolegjin Universitar “Logos” për vitin akademik 2017-2018.

Ky institucion e merr fillesën në vitin 2000 dhe që prej kësaj kohe është rritur dhe zhvilluar hap pas hapi duke përmirësuar dhe pasuruar programet e studimit.

Kolegji Universitar “Logos” ofron programe të standarteve bashkëkohore në fushat e mjekësisë (Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë), ekonomisë (Financë-Kontabilitet, Menaxhim Biznes, Menaxhim Turizëm) dhe informatikës.

Këto programe synojnë përgatitjen shkencore dhe profesionale të studentëve që t’i përgjigjen nevojave të tregut të punës dhe janë të orientuara në përparësitë e zhvillimit të vendit.

Në këto vite nga ky institucion janë formuar shumë profesionistë të rinj që sot punojnë pranë institucioneve publike dhe private duke qenë krenaria e tyre dhe e jona.

Kolegji Universitar “Logos” synon vazhdimisht të rrisë nivelin e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe aftësimit praktik të studentëve për t’iu përshtatur standarteve të tregut të punës brenda dhe jashtë vendit.

Ne kemi ambicien dhe vullnetin për t’i realizuar këto objektiva në mbështetje të interesave të studentëve dhe shoqërisë.

Faleminderit që zgjodhët dhe besuat në “LOGOS”.

Prof. Dr. Xhezair Teliti
Rektor i Kolegjit Universitar “LOGOS”