Fakulteti i Shkencave Humane dhe i Komunikimit Gjuhësor

• Arsim Parashkollor • Gjuhë dhe Civilizim Grek • Teologji Sociale

Bachelor në Mësuesi për Arsim Parashkollor

Misioni i programit të studimit “Mësuesi për Arsimin Parashkollor” është të krijojë, të zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies e kërkimit shkencor. Të formojë specialistë të lartë në fushën e arsimit parashkollor në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit. Të krijojë mundësi për aftësimin metodik, pedagogjik dhe edukues të studentit.

Ky program synon të formojë specialistë në fushën e arsimit parashkollor, më konkretisht ky program përgatit :

  •  Edukatorë me aftësi profesionale në rritje, që të jenë të aftë:
  1. të jenë përgjegjës ndaj fëmijve,
  2. të bashkëveprojë me fëmijët duke demostruar dashuri dhe respekt,
  3. të inkurajojë fëmijët të përdorin gjuhën si mjet komunikimi,
  4. të inkurajojë pavarësinë e fëmijës sipas moshës dhe zgjedhjeve të zhvillimit,
  5. të krijojë mundësi për inkurajimin e bashkëveprimit fëmijë-fëmijë,
  6. të jenë të aftë të nxisin motivimin e brendshëm për t’i ndihmuar fëmijët të njohin botën që i rrethon, të fitojnë njohuri, aftësi dhe vlera.

Bachelor në gjuhë dhe civilizim grek

Programi i studimeve “Gjuhë dhe Civilizim Grek” synon të formojë specialistë në fushën e gjuhësisë, më konkretisht ky program përgatit : 

  • Mësues të gjuhës dhe civilizimit grek me aftësi profesionale në rritje, që të jenë të aftë: të përgatisin breza studentësh me nivel të lartë specialitetin e tyre.
  • Përkthyes të gjuhës greke duke iu përshtatur kërkesave gjithnjë e më të larta të tregut të punës. 

Specialistët e kësaj fushe (gjuhë dhe civilizim grek) që kanë interes për zhvillimin e njohurive në këtë fushë kanë të drejtë të thellojnë njohuritë e tyre nëpërmjet kualifikimeve të mëtejshme.

Bachelor në Teologji Sociale

Qëllimi i programit "Studime në Teologjinë Sociale" ӫshtӫ realizimi i synimeve tӫ mӫposhtme :

  • Pӫrgatitja e ekspertëve tӫ aftӫ pӫr tӫ punuar nӫ organizma arsimorӫ, socialӫ, 

    kulturorӫ, religjiozӫ, institute kӫrkimore dhe organizma ndӫrkombӫtarӫ.

  • Studimi i marӫdhӫnieve tӫ teologjisӫ sociale me shkencat e tjera :

                            -   Filozofi

                            -   Histori

                            -   Arkeologji

                            -   Jurispondencӫ

                            -   Mjekӫsi

                            -   Shkencat e Natyrӫs      

  • Pӫrgatitja e kuadrove tӫ specializuar pӫr studimin, menaxhimin dhe promovimin e trashӫgimisӫ sӫ krishterӫ kulturore nӫ Shqipӫri dhe nӫEuropӫ.
  • Studimi dhe kӫrkimi shkencor historik i Kristianizmit Ortodoks dhe mӫ gjӫrӫ, thellimi i njohurive nӫ shkencat religjioze.
  • Njohja dhe studimi diakronik i religjionit nga pikӫpamja sociale, psikologjike, filozofike, historike dhe e sӫ drejtӫs.
  • Aftӫsimi teorik dhe praktik pӫr mbrojtjen  dhe ruajtjen e objekteve tӫ trashӫgimisӫ kulturore religjoze tӫ Shqipӫrisӫ (restaurime, studime promovuese, muze, galeri, veprimtari artistike etj).
  • Studimi i problemeve sociale dhe kontributit tӫ komuniteteve religjioze nӫ nevojat e zhvillimit tӫ Shqipӫrisӫ moderne.
  • Kontributi nӫ dialogun ndӫrfetar nӫ botӫn moderne.

 

Kolegji Profesional Agroushqimor

Departamenti i Menaxhimit të Fermave Bujqësore / Departamenti i Marketingut të Produkteve Agroushqimore Kolegji Universitar LOGOS në strategjinë e tij ka parashikuar hapjen e një Kolegji profesional të lartë me drejtim agrobujqësor që do të shërbente për përgatitjen e profesionistëve për menaxhimin dhe marketimin e prodhimit/produkteve bujqësore.