Politikat e Kërkimit Shkencor

 

 

Kolegji Universitar “LOGOS”, në fushat e studimit dhe të kërkimit shkencor ka hartuar dhe ndjek një strategji e cila është në funksion të politikave tërësore të universitetit.

Aktiviteti në kuadrin kërkimor shkencor i Kolegjit Universitar “LOGOS” zhvillohet në zbatim të Ligjit Nr. 80/2015, për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë (Kreu XII “Kërkimi Shkencor dhe zhvillimi në institucionet e Arsimit të Lartë”).

Senati i Kolegjit miraton strategjinë bazë të kërkimit shkencor që hartohet nga Qendra e Kërkimit Shkencor në bashkëpunim me Fakultetet e Kolegjit Universitar “LOGOS” dhe përçohet në të gjitha departamentet. Kjo strategji konkretizohet hollësisht me planifikime e zbatime specifike gjatë çdo viti akademik, me realizimin e kërkimit shkencor, me studime e projekte për zhvillim, me organizimin e konferencave, trajnimeve si dhe veprimtari të tjera shkencore, duke mbështetur veprimtarinë e stafit akademik për kualifikimin e tij jo vetëm në proçesin e mësimdhënies, por dhe atë shkencor, për të krijuar në këtë mënyrë një raport të drejtë midis mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, në mënyrë që të formohen shprehi të punës dhe të metodave kërkimore shkencore tek studentët, duke i aktivizuar dhe përfshirë ata në grupe studimore e projekte të planifikuara nga Qendra e Kërkimit Shkencor.