Programe të standarteve Europiane

Programet e studimit universitare janë të standardeve evropiane dhe synojnë një përgatitje teoriko-shkencore dhe profesionale të studentëve që t'u përgjigjen kërkesave të tregut të punës, të orientuara në përparësitë e zhvillimit të vendit dhe që t’u krijojë mundësinë për studime të mëtejshme.

Përgatitja e profesionistëve në përputhje me nevojat e tregut

Kolegji Universitar “LOGOS” ofron programet e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve universitare, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, në përputhje me sistemin europian të transferimit të krediteve (ECTS). Në përfundim të programeve të ciklit të parë Kolegji Universitar “LOGOS” lëshon diplomën “Bachelor” në fushën e studimeve të kryera.
Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” i pajisin studentët me njohuri të thelluara profesionale në një fushë të caktuar. Studimet në cilkin e dytë përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diploma “Master Profesional” në fushën e studimeve të kryera.

Eksperienca shumë vjeçare

E veçanta e këtij institucioni qëndron në faktin se është ndër të parat shkolla jopublike profesionale të profilizuara. Praktika 17-vjeçare e funksionimit të këtij Institucioni, si një vatër e përgatitjes së të rinjve me dije, kulturë dhe aftësi profesionale, ka vërtetuar një ecuri normale të Kolegjit, si shkollë e liçensuar nga Ministria e Arsimit në përputhje me udhëzimet e Komunitetit Evropian, me plane dhe programe mësimore të shkollave simotra në Europë, me staf të konceptuar sipas kërkesave të kohës, të kualifikuar, të vlerësuar dhe me disiplinë korrekte.

Tarifa konkurruese

Kolegji Universitar “LOGOS” ofron tarifat më konkurruese në treg dhe pagesa mund të shpërndahet në disa këste gjatë vitit. Për studentët më të mirë ky institucion ofron mbështetjen e tij duke i pajisur me bursa të pjeshme ose të plota për programet e studimit që ai ofron.

Programe studimi me orientim praktik

Kolegji Universitar “LOGOS” ofron mjedise të standarteve bashkëkohore ku studentët aftësohen në praktikën profesionale dhe përgatit specialistë në përputhje me nevojat e tregut. Laboratorët pranë këtij institucioni dhe marëveshjet e bashkëpunimit me institucionet e tjera sigurojnë kryerjen e praktikave profesionale dhe aftësimin e studentëve në këtë drejtim.

Stafi akademik cilësor

Pranë këtij institucioni japin mësim pedagogë me tituj akademik si “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe “Doktor”. Tekstet mësimore që përdoren në Kolegjin Universitar “LOGOS” janë tekste universitare, botime të pedagogëve që lidhen me profesionin (programin e studimit) dhe leksione të parashkruar të pedagogëve. Kolegji Universitar “LOGOS” praktikon zhvillimin e leksioneve të hapura nga pedagogë të huaj apo specialistë të institucioneve të specializuara të fushës.