Qendra e Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit

Qendra e Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit, formulon dhe orienton politikat e zhvillimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore në vijimësi: koordinon punën kërkimore të fakulteteve dhe të departamenteve; promovon veprimtarinë kërkimore-shkencore të kolegjit brenda dhe jashtë vendit; nxit pedagogët drejtues të departamenteve dhe të fakulteteve, kërkues të rinj dhe studentë për punë kërkimore shkencore dhe pjesëmarrje të tyre në projekte në shkencat mjekësore, ekonomike e kompjuterike në shkallë departamenti, fakulteti, kolegji, kombëtare dhe ndërkombëtare; ndjek zbatimin e planeve të projekteve të miratuara; raporton sistematikisht në senatin akademik dhe merr detyra prej tij.

Qendra e Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit është një strukturë integrale brenda Kolegjit Universitar LOGOS, por njëkohësisht bashkëpunon me një rrjet të gjerë partnerësh në nivel rajonal, kombëtar e ndërkombëtar.

Qendra e Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit kryesohet nga drejtuesi i cili duhet të ketë gradë ose titull shkencor.