Revista shkencore “LOGOS”

Revista shkencore “LOGOS” përfaqëson një tribunë të rëndësishme të procesit shkencor dhe shërben si mjet informacioni për një gamë të gjerë lexuesish. Ajo i drejtohet jo vetem studentëve të kesaj shkolle por dhe specialistëve të fushave të ndryshme, si në ekonomi, informatikë dhe mjekësi.

Në nismën e saj, revista shkencore “LOGOS” del 2 herë në vit me tematikë të caktuar në përshtatje me strukturat akademike të Kolegjit Universitar “LOGOS”.

Bordi i revistës përbëhet nga titullarë të fushave të ndryshme: profesorë, profesorë të asociuar e doktorë shkencash:

Kryeredaktor i revistës shkencore “Logos”

Prof. Asoc. Tefta Rota

Anëtarë të redaksisë:

Prof. Mersin Mersinllari

Prof. Ilia Ninka

Prof. Asoc. Beatriçe Polo

PhD. Leonora Zoto

PhD. Bledar Ilia

PhD. Guxim Kola

Dr. Ridvana Mediu 

Msc. Dorina Minxuri,  sekretare e redaksisë

 

Kriteret për shkrimin e një artikulli shkencor

Udhëzime për Autorin:

Struktura e artikullit dhe stili i shkrimit

Të gjithë artikujt do të dorëzohen në gjuhën Angleze dhe Shqipe duke përdorur modelin e mëposhtëm. Artikulli i plotë do të përfshijë 7-10 faqe.

  • Abstrakt (rreth 300 fjalë, në Shqip dhe Anglisht, duhet të përfshijë: emrin e autorit, titullin akademik, adresën e e-mailit dhe institucionin)
  • Hyrje
  • Shqyrtimi i literaturës
  • Të dhënat dhe metodologjia
  • Analiza empirike
  • Konkluzionet
  • Referencat
  • Shtojcë

Shënim: Në rast se artikulli është analizë, kritikë ose përshkrim pjesët ‘Të dhënat dhe Metodologjia’ dhe ‘Analiza Empirike’ mund të eliminohen. Çdo seksion duhet te ndahet në paragrafë të ndryshëm.

Stili i të shkruarit duhet të ketë këto karakteristika:

  •  Lloji i shkrimit: Times New Roman
  • Madhësia e shkronjave: 12
  • Hapësira nëpërmjet rreshtave: 1.5
  • Formati: A4
  • Nr. i faqes duhet të jetë i vendosur në këndin e poshtëm të djathtë të faqes.