Në kushtet e zgjerimit të veprimtarisë së tij akademike dhe kërkimore, KU “Logos” fton individë të interesuar të aplikojnë për t’u punësuar si lektorë në fushat e mëposhtme:

Gjuhe Greke

Kandidatët të kenë:

  • diplomë dhe ekspertizë në fushën e kërkuar
  • përvojë pune, përparësi përvoja në mësimdhënie;
  • aftësi menaxheriale;
  • aftësi komunikimi;
  • aftësi dhe dëshirë për punë në ekip;
    Do të ishte prioritet nëse ka kryer një nga ciklet e studimeve në universitete perëndimore.

Afati i aplikimit : 08 mars 2017

Procedura e aplikimit : Dokumentacioni i plotë dorëzohet personalisht pranë Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të KU “Logos”.

Rr. “Dritan Hoxha”, Pallatet Komfort (Mbi NBG)
Përball Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”
Tiranë 1001, Albania
Email: burimet.njerezore@shlplogos.edu.al
Telefon: (+355) 04 2405355.

Dokumentet e nevojshme për konkurrim :

  • Curriculum Vitae
  • Diplomë të studimeve universitare
  • Diplomë të studimeve Master
  • Listat përkatëse të notave
  • Doktoratura (dëshmi ekuivalentimi nga MAS për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit)
  • Listë botimesh/projektesh

Për vazhdimin e procedurës, njoftohen vetëm personat që në procesin e përzgjedhjes, përfshihen në listën e shkurtër.

Data e publikimit 27 shkurt 2017, Tirane