Zyra e Këshillimit të Karrierës


Zyra e Këshillimit të Karrierës është pjesë përbërëse e strukturës së Kolegjit Universitar “Logos” që vendos në qendër të vëmendjes studentin dhe synon stimulimin e talenteve individuale të tyre. Ajo zhvillon aktivitetin e saj mbështetur në Ligjin e Arsimit të Lartë të Republikës së Shqipërisë, statutin dhe rregulloren e përgjithshme të Kolegjit Univeritar “Logos”.

Zyra e Këshillimit të Karrierës është një nga hallkat kryesore të lidhjes së institucionit tonë me nevojat e tregut të punës dhe atë të investimeve. Qëllimi i saj është që të përmbushë të gjitha kërkesat për informimin e studentëve mbi proçesin mësimor, kryerjen e praktikave mësimore, intershipeve, për mundësitë e punësimit e sipërmarrjes, etj.

Zyra e Këshillimit të Karrierës përbëhet nga dy seksione: Seksioni stimulimit të karrierës profesionale dhe Seksioni i startup-it dhe i stimulimit të biznesit.

Stimulimi i karrierës profesionale përfshin:

  1. Informimin e studentit me elementët përbërës të proçesit mësimor, këshillimin e tyre për vlerat e programit që kanë zgjedhur, rëndësinë e praktikave mësimore, rrugën që duhet ndjekur gjatë procesit të diplomimit, etj.
  2. Njohjen e vazhdueshme të nevojave të tregut të punës për specialitetet që studentët përvetësojnë në auditorët e Kolegjit Universitar “Logos”.
  3. Shfrytëzimin e praktikave mësimore të studentëve në funksion të perspektivave të ardhshme për një vend pune pas mbarimit të shkollës.
  4. Ndihmën praktike të studenteve për plotësimin e C.V në përputhje me vendin e punës ku do të konkurrojnë, qoftë ky me kohë të pjesshme apo me kohë të plotë.
  5. Këshillime për të realizuar përgatitjen e duhur psikologjike për të përballuar një intervistë pune që ka si qëllim evidentimin e aftësive të tyre individuale.
  6. Lidhjen e domosdoshme me qendrat e specializuara të gjetjes së punës pas mbarimit të shkollës dhe klasifikimin e dëshirave dhe mundësive që ka çdo student për një vend pune.
  7. Format e kërkimit të një vendi pune me anë të internetit, shtypit periodik, etj dhe lidhjen e shkollës me qendrat e punësimit pranë bashkive.

Çështjet e startup-it dhe stimulimit të biznesit përfshijnë:

  1. Stimulimin e shpirtit sipërmarrës së studenteve nëpërmjet përgatitjes së duhur psikologjike dhe evidentimit të talentit personal në “tryezën e ideve” të zyrës.
  2. Përvetësimin e metodave për vlerësimin dhe matjen e probabilitetit të suksesit të një ideje biznesi.
  3. Lidhjen me shoqatat e startup-it ne Shqipëri dhe jashtë saj për ballafaqimin e ideve të biznesit.
  4. Ndërtimin e prototipeve për produkte që hyjnë në sistemet e starup-it.
  5. Nxitjen e pjesëmarrjes në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare për paraqitjen e një ideje biznesi.
  6. Nxitjen e patentave për produkte të ndryshme intelektuale apo ide biznesi të materializuara me ndihmën e sistemeve që ofron Euroaxess Albania.
  7. Gjetjen e formave optimale për financimin e studimit të një biznesi start-up mbi bazën e politikave shtetërore apo private në këtë drejtim.

Kontakt: zyrakarrieres@shlplogos.edu.al

Për të përmbushur qëllimet e saj, Zyra e Këshillimit të Karrierës zhvillon takime periodike me studentët e Kolegjit Universitar “Logos”, sipas grafikut:

E HËNË
Ora 12:00-15:00
Pedagogu: Prof. Asc. Tefta Rota
Luan Sinanaj Msc
Xhezmije Palushi Msc
Olta Petritaj Msc
E MËRKURË
Ora 12:00-15:00
Pedagogu: Prof. Ilia Ninka
E ENJTE
Ora 12:00-15:00
Pedagogu: Dorina Minxuri  MD, Msc
Entela Kostrista Msc
E MARTË
Ora 12:00-15:00
Pedagogu: Dr. Jehona Germizi
E PREMTE
Ora 12:00-15:00
Pedagogu: Prof. Asc. Tefta Rota