Laboratorët

Kolegji Universitar “LOGOS” ofron të gjitha strukturat mbështetëse për proçesin mësimor. Ajo është e pajisur me laboratorë bashkëkohorë ku studenti fiton aftësi praktike që do t’i shërbejnë për formimin profesional dhe përshtatjen me nevojat e tregut të punës. Këta laboratorë janë një mbështetje e madhe dhe për kryerjen e temave të diplomave të studentëve me orientim praktik dhe kërkimor.

Laboratori i biokimisë klinike

Laboratori i biokimisë klinike pranë departamentit Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë është i pajisur me të gjitha mjetet për realizimin e praktikave të biokimisë klinike. Në këtë laborator studentët punojnë në grupe të vogla ose individualisht për ekzaminimin biokimik të lëngjeve biologjike gjakut, urinës etj. Gjatë praktikave në këtë laborator ata aftësohen në procesin e marrjes së mostrës biologjike, manipulimin me të, matjen e parametrave biokimikë, përdorimin e aparaturave, nxjerrjen e rezultatit dhe kontrollit të tij.

Laboratori mikrobiologjik

Laboratori mikrobiologjik i shërben studentëve në degën Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë për aftësimin e tyre praktik në kryerjen e analizave mikrobiologjike. Gjatë punës këtu studenti merr njohuri për sigurinë në laborator, kushtet e marrjes dhe ruajtjes së mostrës biologjike, ngjyrimet e materialit, terrenet dhe rritjen e mikroorganizmave në kulturë dhe nxjerrjen e interpretimin e rezultateve.

Laboratori histopatologjik

Laboratori histopatologjik u vjen në ndihmë studentëve në degën Teknikë e Lartë në Laboratorë Mjekësorë për aftësimin praktik të tyre dhe përforcimin e njohurive që marrin gjatë procesit mësimor në lëndët e histologjisë, hematologjisë dhe histologjisë patologjike. Gjatë punës në këtë laborator studentët aftësohen për përgatitjen e preparative histologjikë dhe strishove të gjakut, metodat e fiksimit dhe ngjyrimit dhe punën në mikroskop.

Kontakt
kristjana.nasto@shlplogos.edu.al; kristaq.goce@shlplogos.edu.al

Laboratorët e informatikës

Departamenti i Informatikës pranë Kolegjit Universitar “Logos” është i pajisur me tre laboratorë informatike të standarteve bashkëkohore që mundësojnë aftësimin praktik të studentëve dhe orientimin e tyre sipas kërkesave të kohës dhe teknologjisë që ndryshon me ritme të shpejta.